Panorama (Albania)

Ekzekutohe­t shqiptari, ish- i dënuar për vrasje

-

SPANJE - Një shqiptar, i identifiku­ar me emrin Fatmir A., është ekzekutuar rreth mesnatës së të martës në rajonin e Terragonës, në Katalonjë të Spanjës. Autoritete­t policore të qytetit kanë deklaruar se bëhet fjalë për një shtetas 43- vjeçar shqiptar, që ishte banues në atë lagje. "Lajmërimi në Polici ishte bërë rreth orës 00: 45, ndërsa trupi i shqiptarit ishte gjetur i shtrirë në trotuar dhe emergjenca mjekësore konfirmoi më pas vdekjen e tij", thuhej në një deklaratë të Policisë spanjolle. Sipas mediave lokale, 43- vjeçari shqiptar është qëlluar nga një makinë me xhama të errët, e cila u largua menjëherë nga vendngjarj­a, ndërsa Zyra Hetimore e Terragonës po punon për zbardhjen e ngjarjes. Mediat spanjolle raportonin dje se 43vjeçari shqiptar është Fatmir A., i dënuar më herët për vrasjen e një 26- vjeçari shqiptar në një karburant në Cambrils në vitin 2008. Viktima, më 29 shkurt të vitit 2008 dyshohej se e kishte vrarë 26- vjeçarin për prishje të pazareve të drogës dhe prostituci­onit. Ai u arrestua pak kohë më vonë, më 20 maj të po atij viti. Fatmir A. doli në gjyq në Gjykatën e Terragonës në vitin 2011 ku edhe u dënua me 6 vite burg, me rrethana lehtësuese, pasi vrasja ishte cilësuar si vetëmbrojt­je. Shtetasi shqiptar Fatmir A. kishte hyrë në burg dhe kishte dalë kohët e fundit. Ndërsa mediat spanjolle raportojnë se ai jetonte në zonën e Reus. Dyshohet se vrasja në lagjen "La Pastoreta", që ndodhi mbrëmjen e së martës mund të ketë ndodhur për motive hakmarrjej­e. Dëshmitarë­t kanë deklaruar se kanë dëgjuar 3 të shtëna. Ndërsa, sipas Policisë, qitjet kanë qenë të sakta dhe janë kryer nga një distancë e afërt, duke i marrë jetën 43- vjeçarit. Hetuesit thonë se një nga rrethanat e vrasjes ka qenë dhe ajo se vrasësi ka qenë brenda një makine të zezë tip "Peaguet". Deri tani, Policia ende nuk ka ndonjë person të dyshuar në lidhje me atentatin ndaj shtetasit shqiptar. Ndërsa mediat spanjolle raportojnë se janë shoqëruar dhjetëra persona, si të dyshuar, por edhe miq e të njohur të viktimës, të cilët janë marrë në pyetje rreth konfliktev­e të mundshme, që ai mund të ketë pasur pasi ka dalë nga burgu. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur 3 gëzhoja, si dhe po verifikohe­n disa kamera sigurie që mund të ndihmojnë hetuesit në identifiki­min e autorëve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania