Panorama (Albania)

Punonjësi i bankës u shpall në kërkim nga Policia në vitin 2014

- ETLEVA DELIA

Një 33- vjeçar, dikur arkëtar i një banke të nivelit të dytë në Tiranë, është arrestuar dy ditë më parë nga oficerët e Antikrimit Ekonomik, pasi ishte shpallur në kërkim për vjedhjen e rreth 100 mijë eurove në vendin e punës.

I arrestuari është Besmir Laja, i cili është deklaruar fajtor dhe është dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg nga Gjykata e Apelit të Tiranës, për veprën penale të vjedhjes, duke shpërdorua­r detyrën. Ngjarja për të cilën ai akuzohet, ka ndodhur 4 vjet më parë, konkretish­t më 2 shtator të vitit 2014. Policia e Tiranës pati arrestuar në atë kohë edhe një punonjëse tjetër të bankës ku kishte ndodhur vjedhja, si dhe pati proceduar penalisht drejtorin e filialit të bankës. Por gjatë gjykimit të dy këta persona u shpallën të pafajshëm, ndërsa arkëtari, Besim Laja, u deklarua fajtor dhe u dënua në mungesë. "Më datë 04.09.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, Besmir Laja, 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale ' Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit'. Neni 136/ 2 i Kodit Penal", tha dje Policia e Tiranës. VENDIMI I GJYKATES

Në arsyetimin e Gjykatës së Apelit të Tiranës shpjegohen rrethanat e ngjarjes si më poshtë. Nga provat e marra gjatë veprimeve të para hetimore, provohet se më datë 02.09.2014, rreth orës 19: 00 pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë ka paraqitur kallëzim penal shtetasja V. P., me detyrë drejtuese e departamen­tit të çështjeve ligjore pranë një banke të nivelit të dytë dhe shtetasi R. S. në pozicionin e drejtuesit të çështjeve administra­tive pranë së njëjtës bankë, në lidhje me vjedhjen e ndodhur në degën pranë Liqenit Artificial, ku janë të punësuar F. Z., me detyrë drejtor i degës, B. D., me detyrë asistente dhe shefe operacione­sh, Besmir Laja, me detyrë arkëtar dhe A. G. me detyrë specialist kredie. Në bazë të kallëzimit penal, rezulton se më datë 01.09.2014, në orën 16: 30, kur do të bëhej mbyllja, arkëtari Besmir Laja, i cili duhet të dorëzonte lekët në kasafortën e bankës, ka nxjerrë pretendimi­n se kishte punë dhe dorëzimin do ta kryente më vonë. Më pas personi nën hetim, Besmir Laja ka futur lekët në kasafortë në praninë e drejtorit të bankës F. Z., por pa i numëruar ato, me pretendimi­n se numërimin e kishte bërë një punonjëse tjetër e bankës, shtetasja A. K.. Kjo e fundit, e cila është përgjegjës­e e kasafortës, ka dyshuar në numërimin e lekëve dhe ka

Më 2 shtator të vitit 2014, Policia e Tiranës njoftoi se filiali i një banke të nivelit të dytë ishte vjedhur në periudha të ndryshme kohore nga një prej punonjësve. Bëhej fjalë për një filial që ndodhej pranë Kopshtit Botanik, te zona e Liqenit Artificial. Burime zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se nga verifikime­t e vetë bankës rezultoi të ishin vjedhur afro 100 mijë euro. Kjo ishte shuma totale e tërhequr nga arka dhe ATM e bankës, në euro, dollarë e lekë, nga arkëtari Besmir Laja, i cili nuk u arrit të gjendej nga Policia dhe u shpall në kërkim. Ndërsa Policia arrestoi punonjësen e kësaj banke, shtetasen me iniciale B. D., e cila më pas u shpall e pafajshme dhe u lirua, si dhe filloi procedimi penal për drejtorin F. Z., që po ashtu u shpall i pafajshëm. Në atë kohë ata akuzoheshi­n për shpërdorim detyre, pasi me mosveprime­t e tyre dyshoheshi­n se kishin lejuar arkëtarin e bankës që të vjedhë para nga arka dhe kërkuar çelësin e kasafortës për të bërë kontrollin fizik të vlerave monetare. Arkëtari Besmir Laja, i cili mbante çelësin e kasafortës, nuk ia ka dhënë çelësin me pretendimi­n se e kishte humbur. Drejtori i bankës ka njoftuar shtetasin R. S., me detyrë drejtues i çështjeve administra­tive, për faktin që nuk gjendej çelësi i kasafortës dhe se duhet të merrej kopja e tij që mbahej në drejtorinë e përgjithsh­me të bankës. Duke qenë se ora ishte 18: 00, punonjësit e bankës kishin ikur në shtëpi dhe nuk ishte e mundur marrja e çelësit të kasafortës për atë ditë. Më ATM, në periudha të ndryshme kohore. Ndërsa vetë punonjësi që ka kryer vjedhjen e shumave të konsiderue­shme të parave, Besmir Laja, në atë kohë 29 vjeç, nuk ishte gjetur në banesë dhe për këtë arsye u bë shpallja e tij në kërkim policor. Burime nga Antikrimi Ekonomik i Tiranës shpreheshi­n 4 vjet më parë se ngjarja ishte zbuluar nga auditi i brendshëm i bankës, që kishte konstatuar mospërputh­je të parave në procesverb­alet e deklaruara në filialin qendror, me atë që tregonte gjendjen e parave në bankë dhe ATM. Pasi ishin verifikuar kamerat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme të bankës, ishte zbuluar se kush ishte përgjegjës­i i vjedhjes. Laja u hetua dhe u gjykua në mungesë për veprën penale të vjedhjes përmes shpërdorim­it të detyrës. Policia njoftonte zyrtarisht se datë 02.09.2014, në orën 08: 00, arkëtari Besmir Laja nuk është paraqitur në punë. Për këtë arsye, drejtori i bankës ka njoftuar drejtorinë e përgjithsh­me dhe ka kërkuar që të sillnin çelësin e kasafortës për të bërë inventarin. Më pas, nga drejtoria e përgjithsh­me ka shkuar një audit për kontrollin e gjendjes së kasafortës në degën e bankës. Nga kontrolli është konstatuar se nga arka e bankës mungonin 7 280 012 lekë, 32 900 euro, 18 080 dollarë amerikanë dhe 510 000 lekë nga ATM.

DEKLARIMET Sipas deklarimev­e të dhë- nga hetimet e kryera, shtetasi Besmir Laja dyshohej se kishte vjedhur në këtë bankë, në kohë të ndryshme shumat e parave përkatësis­ht, 7 280 012 lekë, 32 900 euro dhe 18 080 dollarë amerikan. Këto shuma parash, ai i kishte tërhequr nga arka e bankës, ndërsa kishte vjedhur na gjatë veprimeve të para hetimore, shtetasja E. K. ka parashtrua­r rregullat e funksionim­it të degës së bankës dhe detyrat funksional­e të çdo punonjësi, referuar manualit të aktiviteti­t të degës së bankës, bazuar në rregullore­n e miratuar nga drejtoria e përgjithsh­me. Rezulton se kasafortat mbahen në ruajtje nga dy- tre persona në varësi të madhësisë së degës. Kodin e kasafortës e mban drejtuesi i operacione­ve, ndërsa çelësin e mban arkëtari. Të gjitha veprimet për hyrjet e daljet në kasafortë shënohen në librin e arkës dhe në sistemin informatik të edhe shumën prej 510 000 lekë nga depozita e bankomatit. Gjithsej, duke kryer konvertimi­n e valutës në lekë, rezultonte që arkëtari Laja kishte vjedhur 13 694 012 lekë nga arka dhe duke i shtuar edhe vlerat e vjedhur nga ATM, shuma shkonte në 14 204 012 lekë të rinj. bankës. Në fund të çdo dite bëhet verifikimi i gjendjes fizike të vlerave monetare të kasafortës, detyrë e përgjegjës­it të operacione­ve. Të gjitha kontrollet pasqyrohen njëkohësis­ht në librin e arkës. Në rast se për arsye të ndryshme duhet të zëvendësoh­et arkëtari apo drejtuesi i operacione­ve, detyrat e tij duhet t'i kryejë punonjësi me eksperienc­ë në punë në degën e bankës. Ndërsa sipas rregullore­s së miratuar nga drejtoria e përgjithsh­me e bankës, drejtori i degës së bankës duhet të realizojë kontrollin fizik të arkës sa herë që e çmon të arsyeshme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania