Panorama (Albania)

Aleanca: Të shkarkohet drejtori i TK, ministrja dhe... ndryshoni kodin zgjedhor

-

Teatri Kombëtar po bëhet gati të rinisë sezonin artistik, por kësaj here në ambientet e reja të Qendrës "ArTurbina".

Edhe pse ende në ambientet e godinës së vjetër të TK- së vazhdon puna, madje mendohet se do të vazhdojë edhe pas zhvendosje­s së administra­tës, kalendari i ri artistik do të zhvendoset te skena e re. Pavarësish­t protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, të cilat ende vazhdojnë në oborrin e TKsë, jo detyrimish­t thjesht e vetëm për çështje të teatrit, por edhe problemati­ka më madhore, si kufijtë e Kosovës, reforma arsimore, koncesione­t, etj., administra­ta e TK- së, vazhdon punën e patrembur fare.

Është komedia "Tag" e dramaturgu­t Bashkim Hoxha, me regji të Andia Xhungës, e cila do të jetë premiera e parë për këtë sezon. Ende nuk ka një njoftim zyrtar, por tashmë konturet e veprës kanë filluar të shfaqen. Autorët kanë publikuar emrat e aktorëve që do të interpreto­jnë, ndërsa pritet të saktësohet data e shfaqjes së parë.

VEPRA Nga vetë titulli, "Tag", kuptohet që vepra lidhet me rrjetet sociale, të cilat janë kthyer në një virus, pse jo edhe shkatërrue­s për shoqërinë. Dramaturgu nxitet nga një shqetësim i së përditshme­s për të ndërtuar një vepër, e cila nuk të bën vetëm të qeshësh me situatat e krijuara prej ngatërresa­ve e krijuara pikërisht nga komunikimi virtual mes njerëzve, por edhe të reflektosh mbi largësinë shpirtëror­e që kanë mbjellë rrjetet sociale. Në mënyrë ironike, Hoxha i ka vendosur ngjarjet në një fshat, i cili i ka harruar të gjitha punët dhe është zhytur në "Facebook". Gjithçka mund të presë, edhe mbjellja dhe korrja e arave, edhe lopa e lidhur në haur, por jo komunikimi me miqtë virtualë. Mund të derdhet qumështi në sobë, por nuk mund të harrohet një "tag" shokut apo

Miratim të dekretit të Presidenti­t të Republikës, shkarkim të ministres së Kulturës dhe drejtorit të Teatrit Kombëtar, por edhe ndryshim të sistemit zgjedhor. Këto janë disa nga kërkesat e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar. Rezistuesi­t e kauzës për mbrojtjen e godinës së TK- së, në takimin e radhës në oborrin e Teatrit, kanë dalë mbrëmjen e së martës me një deklaratë për shtyp, përmes së cilës kanë përshëndet­ur shtyrjen e diskutimit të ligjit special për teatrin. Aleanca ka kërkuar që "Qeveria të miratojë dekretin në fjalë të Presidenti­t duke tërhequr përfundimi­sht nga kalendari ' ligjin special'. Ajo duhet të deklarohet publikisht pro restaurimi­t të dy teatrove kombëtare, me një proces të hapur, transparen­t, gjithëpërf­shirës dhe me financim publik", duke ofruar edhe asistencën e vet për mënyrën e restaurimi­t dhe financimit. Pika e dytë e deklaratës është "Lirimi nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar dhe ministres së Kulturës, tashmë të kallëzuar penalisht nga AMT, për neglizhenc­ë me pasoja të rënda në mosmirëmba­jtjen shoqes, një "share" të një fotografie dalë mes jonxhës, apo këngës më të fundit tallava... U bë kohë pa ndërruar fotografin­ë e profilit dhe "coverin"... I vendosur në kontekstin e fshatit, e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, duke qenë se nuk kanë dhënë dorëheqjen deri tani". Aleanca ka kërkuar rritjen e buxhetit për Ministrinë e Kulturës, minimalish­t sa ai i Maqedonisë; marrjen në shqyrtim të nismave ligjore të propozuara nga Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Ekranit, si edhe Rrjeti "Skena e Pavarur Kulturore", për reformimin e plotë të sistemit teatror dhe sektorit jopublik të artit në Shqipëri; rihapjen e dy teatrove kombëtare për sezonin e ri.

Po Aleanca, e cila përgjatë gjithë muajve të verës ka marrë në shqyrtim jo vetëm çështjen e TK- së, por edhe shumë halle të tjera që shqetësojn­ë këtë vend, në deklaratën e dy ditëve më parë kanë kërkuar ndër të tjera edhe një sistem të ri zgjedhor. "Është e qartë tashmë se një Parlament i zgjedhur nga lista të paracaktua­ra nuk ka asnjë mundësi reale për të mbrojtur qytetarët dhe për të limituar abuzimet e mundshme të qeverive", shprehet Aleanca, duke premtuar se do të vazhdojë deri në fund kauzën e nisur. ky diskurs teknologji­k krijon një "rrjet" ngatërresa­sh dhe situata qesharake mes personazhe­ve që komunikojn­ë virtualish­t, edhe pse jetojnë fare pranë njëritjetr­it.

Për të sjellë këtë vepër aktuale, regjisorja Andia Xhunga ka zgjedhur aktorë të TK- së, por dhe jashtë tij: Olta Daku, Gert Ferra, Indrit Çobani, Adelina Muça, Naun Shundi, Mehdi Mal- ka, Ardian Cerga, Erjona Kakeli, Besmir Bitraku, Artan Imami, Genti Deçka.

Skenografi­a i është besuar skenografi­t Genc Shkodranit, ndërsa atmosferën e fshatit në kostume na e sjell e talentuara Berina Kokona. "Tag" është një nga veprat e lexuara në "netët e dramës shqipe", e cila fitoi të drejtën për t'u ngjitur në skenën e Kombëtarit dhe për të qenë pjesë e repertorit të tij.

 ??  ?? Faksimile të deklaratës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar
Faksimile të deklaratës së Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania