Panorama (Albania)

Shembulli Gjimshiti: Jo më gabime, tregojmë kush jemi

-

U la jashtë Europianit, por nuk e tradhtoi Shqipërinë. Qëndron shpesh jashtë formacioni­t, por vjen me dëshirën më të madhe në përfaqësue­se. Berat Gjimshiti, në konferencë­n për shtyp në Durrës, deklaron se s’ka më vend për të bërë gabime, por kuqezinjtë do të tregojnë vlerat e vërteta të përfaqësue­ses.

Titullar ndaj Izraelit – “Unë gjithmonë kam ardhur në Kombëtare për të dhënë maksimumin. Unë nuk vij këtu që të them ‘ dua të luaj titullar’. Vetëm bëj maksimumin tim, pastaj vendos trajneri nëse luaj apo jo”.

Përgjegjës­i - “Besoj që mund ta marr edhe unë përgjegjës­inë e mbrojtjes, por ka edhe lojtarë si Mavraj që ka më shumë eksperienc­ë dhe e merr në dorë situatën. Nëse do të luaj, do të provoj edhe unë që të jap kontributi­n tim për të mbajtur peshën e mbrojtjes”.

Analizë për Izraelin – “Jo, me video nuk e kemi studiuar ende, por besoj që sot edhe nesër ( dje edhe sot) do ta bëjmë diçka të tillë. Gjithashtu, ne që kemi qenë në dy ndeshjet e kaluara me Izraelin e dimë se çfarë kundërshta­ri është. Ne nuk duhet të mendojmë për provokimet që kanë ndodhur, por mendoj se do të luajmë si atë që bëmë në Izrael. Atje ka qenë një ndeshje e bukur që e kemi luajtur si skuadër dhe e kemi fituar si skuadër”.

Objektivat – “Mendoj se janë të dyja, edhe që të bëjmë ndeshje sa më të mira, por edhe që të kalojmë grupin. Besoj se do të provojmë të gjithë që të kalojmë këtë grup dhe më tej të shohim të tjerat që do të vijnë. Ne si futbollist­ë kemi objektiv që të arrijmë maksimumin”.

Panuçi – Gasperini – “Mendoj se ka diferenca, pasi shumë trajnerë janë të ndryshëm. Në vitet e fundit e kam vënë re këtë gjë, pasi kam punuar me disa dhe secili ka një mënyrë ndryshe pune, ka karakterin e vet. Futbolli i Atalantës me Gasperinin është i ndryshëm nga ky i Panuçit te Kombëtarja, sepse mendoj se janë dy gjëra jo të njëjta”.

Kombëtarja – “S’kam asnjë mesazh, pasi secili vendos për veten dhe karrierën e tij. Unë kam vendosur të qëndroj, sepse e ndiej veten time si në familje në Kombëtaren shqiptare dhe jo të ndryshoj ekipin”.

Objektivi – “Ky është një rast shumë i veçantë për ne që t’i përmirësoj­më gabimet tona dhe të tregojmë vërtet kush jemi. Ndaj, mundësisht duhet t’i marrim pikët dhe t’i fitojmë të dyja ndeshjet”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania