Panorama (Albania)

Gjykon Viktor Kasai, arbitri që tërboi Bajernin

-

“Duam 6 pikë. Kam ardhur me entuziazëm të ndihmoj Kombëtaren, jo për qejf. Dua të shkoj edhe një herë në Europian”, shprehet mbrojtësi i Napolit. Në konferencë­n për shtyp, në ambientet ku po qëndron Kombëtarja, mbrojtësi kuqezi tregon përgatitje­t e fundit, përgjigjet për kritikat se ai bën diferencim­e mes Napolit dhe Shqipërisë. I pyetur nga “Panorama Sport” se cili është dallimi mes Panuçit dhe Ançelotit, mbrojtësi mundohet të “driblojë”, por në fund e mbyll me një “kundërsulm” në formë batute: Ka edhe më keq....

Keni qenë në formë në këtë fillim të kampionati­t, a duhet të jetë ky lajmi më i mirë për Panuçin?

Jam shumë i kënaqur me fillimin e kampionati­t sepse po ndihem mirë edhe me trajnerin e ri. Besoj se duhet të jetë i gëzuar sepse nëse janë të gjithë futbollist­ët në formë, besoj se është diçka e mirë për Kombëtaren. Unë përpiqem të jap maksimumin tim edhe në përfaqësue­se.

Ish- kapiteni Lorik Cana, për “Panorama Sport”, ka deklaruar se ju jeni lideri i ardhshëm i Kombëtares. Si ndiheni për këtë?

Ndihem shumë mirë që nga momenti në Europian kur mbaj mend që më dha shiritin. Aty u ndjeva shumë krenar sepse të të japë shiritin një kapiten si Lorik Cana, besoj se është një vlerësim shumë i madh për një lojtar. Siç e dinë të gjithë, unë e kam idhull, sepse kam qenë i vogël kur e kam parë duke luajtur me Kombëtaren. Unë ndihem shumë mirë. Bëj punën time dhe jap maksimumin për ekipin Kombëtar, pastaj për shiritin do të shohim me kalimin e kohës.

Sa ndihet në skuadër mungesa e Lorik Canës?

Besoj që është një mungesë shumë e madhe, por, siç dihet, jemi edhe një grup shumë i mirë që ndihemi shumë mirë bashkë. Sidomos tani që u kthyen edhe disa lojtarë që kanë eksperienc­ë të madhe. Unë besoj se jemi duke krijuar një grup më të mirë, më të bashkuar dhe jemi gati për ndeshjet.

Si paraqitjet situata në Kombëtare pas miqësoreve të qershorit, a ka një atmosferë entuziaste dhe pozitive?

Besoj se ka ndryshuar komplet nga ato ndeshjet e verës, pasi ato ishin ndeshje që na shkuan shumë keq dhe them se kishte disa faktorë për këtë: pushimet, fakti që disa ishim shumë të lodhur dhe të tjerë që kishin shumë probleme. Unë besoj se do t’i harrojmë krejtësish­t ato ndeshje, pasi me entuziazmi­n që kanë ardhur të gjithë lojtarët, do të kemi paraqitje shumë herë më të mirë sesa ato që bëmë.

Shqipëri- Izrael do të gjykohet nga arbitri i mirënjohur Viktor Kasai. Hungarezi do të ketë si ndihmës 2 bashkëpatr­iotët e tij, Ring dhe Torth. Arbitër i katërt do të jetë Beretian. 42vjeçari është arbitër i FIFA- s që prej vitit 2003. Në 2011, ai ka pasur kulmin e karrierës së tij. Takimi i Ligës së Kampioneve mes Bajernit dhe Real Madridit në vitin 2017 ka krijuar irritim të madh në kampin bavarez për arbitrimin e hungarezit.

Sa do të ndihet mungesa e minutave për disa nga lojtarët, sidomos në repartin tuaj, ku shumë prej mbrojtësve e kanë këtë shqetësim?

Te Kombëtarja kështu ka qenë gjithmonë, që shumë lojtarë kanë pasur pak minutazh në këmbë. Mirëpo, me karakterin që kemi ne shqiptarët dhe zemrën që kemi për Kombëtaren, besoj se do të japin më shumë për ato minutat që mungojnë dhe do të bëjnë maksimumin për të fituar ndeshjen.

Nga Izraeli tek Izraeli, çfarë ka ndryshe kjo Kombëtare?

Kemi një trajner të ri dhe disa mendime të tjera të lojës. U bë një vit me trajnerin e ri dhe jemi duke u mësuar me lojën. Ato vërejtje që kemi pasur për gabimet e së shkuarës jemi duke i sistemuar dhe duke i rregulluar. Unë besoj se do të jemi gati për këtë ndeshje.

Si vjen Hysaj këtë herë në Kombëtare, teksa ka punuar disa muaj me Ançelotin që kërkon nga mbrojtësit anësorë të shtyjnë drejt sulmit?

Unë do të bëj punën që më kërkon trajneri. Nëse unë jam pranë sulmit, do të kem mundësinë edhe që të tregoj aftësitë e mia për të sulmuar. Sipas meje, duhet të kemi vetëm një gjë në tru. Të mendojmë për atë Europian që kemi bërë, sepse të kualifikoh­emi edhe një herë, besoj do të jetë një entuziazëm shumë i madh për të gjithë lojtarët. Për këtë nuk besoj se asnjë do të futet në fushë me më pak se 100 për qind të vlerave dhe aftësive. Sivjet kam ardhur me një entuziazëm shumë të madh, sepse kam qejf të shkoj edhe një herë atje ku ishim ( në Europian).

A ka shanse reale Shqipëria të shkojë edhe një herë në Europian?

Siç i kemi pasur edhe herën e kaluar. Ne thjesht duhet t’i shfrytëzoj­më mirë dhe të mos i japim mundësinë askujt që të na i marrë.

Me Ançelotin u duk se ishit të kërcënuar për titullar. A është bindur?

Ançeloti, ashtu si edhe trajneri i kaluar, nëse nuk kam qenë në formë, më ka nxjerrë nga loja, siç e keni parë. Unë jap gjithmonë maksimumin dhe me lojën time, shpresoj t’ia marr besimin edhe trajnerit të ri.

Jeni kritikuar shpesh edhe që në Kombëtare nuk jepni atë që jepni te Napoli, nga analistët dhe gazetarët. A keni një përgjigje për këtë?

Ata atë punë kanë, të shohin lojën dhe të kritikojnë lojtarët. Në momentin që mbaroj lojën, unë jam shumë i qetë me veten time, pasi kam dhënë më të mirën time, siç bëj në çdo ndeshje. Pastaj, se çfarë thonë njerëzit jashtë, nuk më intereson shumë sepse kam trajner dhe më pas jetën dhe lojën time. Unë besoj shumë te loja ime dhe nëse ndonjë më kritikon mua për lojën time te Kombëtarja, besoj se gabohet pasi unë këtu vij se kam dëshirë që t’i jap një dorë vendit tim dhe jo që të kaloj kohën. Sepse mund t’ia kaloj mirë diku tjetër. Unë vij me gjithë qejf dhe jap maksimumin gjithmonë.

Panuçi ka marrë shumë mbrojtës këtë herë, mund të ndryshojë edhe mënyra e lojës, pasi ka vetëm 4 sulmues?

Sipas meje, këto ndryshime janë sepse janë dëmtuar si Roshi, edhe Sadiku, për të cilët shpresoj që ta marrin veten shumë shpejt. Janë edhe disa lojtarë të tjerë, që nuk kanë luajtur dhe nuk kanë pasur minutazh në këmbë. Besoj që bëhet fjalë për një zgjidhje taktike që ka bërë trajneri. Ne, ashtu siç stërvitemi, është e njëjta skemë që kemi bërë dhe besoj që do e bëjmë prapë.

A është më i rreptë Ançeloti te Napoli apo Panuçi te Shqipëria?

( Buzëqesh dhe mendohet...) Gjithkush ka ato ndryshimet e veta si trajner. Ançeloti është më i qetë dhe si ta them, ka ato mendimet e veta të stërvitjes dhe për të gjitha gjërat. Panuçi ka kërkesat e tij dhe është serioz. Besoj se çdokush ka të drejtë që të bëjë atë që do. Siç e pamë edhe në Spanjë e na e tregoi edhe trajneri, se ai i Spanjës, Enrike, ua merr telefonin në 8 të mëngjesit lojtarëve dhe ua jep në darkë. Kështu që besoj se ka edhe më keq ( qesh...).

Çfarë objektivi ka për këto dy ndeshje, sa pikë?

Gjashtë pikë!

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania