Panorama (Albania)

Bindet nga Migjen Basha, Mërgim Mavraj firmos me Aris

-

Një lojtar që vesh fanellën e Kombëtares, është gjithmonë një ambasador i vendit. Dhe Shqipëria është prezantuar në Greqi në mënyrën e saj më të mirë nga Mërgim Mavraj. Mbrojtësi i kuqezinjve ka gjetur akordin me skuadrën e Arisit dhe pas përfundimi­t të angazhimit me përfaqësue­sen për Izraelin dhe Skocinë, do të shoqërojë Migjen Bashën drejt Selanikut. Futbollist­i shqiptar është trajtuar nga mediat greke si një transferim i bujshëm, jo vetëm për eksperienc­ën e madhe në fushën e lojës, por edhe për karakterin humanitar që ka Mavraj.

Lajmi - Ishte vetë presidenti i Arisit të Selanikut, që ka bërë me dije akordin me mbrojtësin e Kombëtares, i cili do të nënshkruaj­ë për dy vitet e ardhshme. “Goditje e madhe”, ka shkruar numri një i skuadrës greke, duke postuar në rrjetet sociale për akordin me mbrojtësin e Kombëtares.

Akordi - Mediat greke kanë bërë me dije se nuk kanë qenë as paratë dhe as mungesa e ofertave. Përkundraz­i, Mavraj ka refuzuar disa interesime së fundmi, vetëm nga fakti që është bindur për të zgjedhur ekipin grek. Dhe vetë presidenti i Arisit ka bërë me dije se ky është një “asist” nga Migjen Basha. Mesfushori i Kombëtares, gjatë ditëve të qëndrimit në grumbullim me Mavrajn, e ka bindur këtë të fundit që të pranojë edhe ofertën prej rreth 200 mijë eurosh në sezon, pa përfshirë klauzolat shpërblyes­e në formë bonusesh.

Jehona – Mërgim Mavraj është trajtuar nga mediat më prestigjio­ze në Greqi, si një futbollist me shuam eksperienc­ë, jo vetëm me Kombëtaren shqiptare, por edhe në kampionati­n gjerman. Gjithashtu, trajtim tejet pozitiv shqiptari ka marrë nga mediat për sjelljen e tij jashtë fushe. Nismat humanitare të mbrojtësit, që njihet gjerësisht për bamirësinë dhe kontribute­t që jep në ndihmë të njerëzve në nevojë, kanë marrë vlerësime të mëdha në shtetin helen. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Nuevo Arkangel” në Kordoba.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania