Panorama (Albania)

FATURA FINANCIARE

Kompensimi, skadon afati për 24 mijë pronarë Skadon afati i ankimimit për vlerësimin financiar të pronave. Vorpsi: Fatura 9 herë më e ulët, pse nuk mund t’i drejtohemi Gjykatës

-

Për pronarët, e drejta e ankimimit në Gjykatë është një mundësi e djegur. Në kushtet kur ka përfunduar vlerësimi për 24 mijë vendime, familjet që s’janë dakord me vlerën e kompensimi­t, nuk do të kenë rrugë tjetër, përveçse ta pranojnë ato.

Sot skadon edhe afati për vendimet 2013- 2014, të vlerësuara një muaj më parë nga Agjencia e Trajtimit të Pronave. Ligji i ri ka përcaktuar një afat 30- ditor për ankimimet, ndaj edhe ata që s’e kanë bërë një gjë të tillë nuk do të kenë më mundësi që t’u drejtohen gjykatave, përfshirë këtu edhe Gjykatën e Strasburgu­t. Sipas sekretarit të përgjithsh­ëm të shoqatës “Pronësi me Drejtësi”, Myrshit Vorpsi, gjendemi përballë një titulli ekzekutiv me zero mundësi për korrigjim. “Qeverisë shqiptare nuk i duhet më Ligji 133, pasi ky ligj i ka prodhuar efektet e tij, duke qenë se 24 mijë vendimet janë vlerësuar bazuar në zërin kadastral që prona ka pasur në kohën e shpronësim­it. Më keq akoma, për shkak të afateve të sanksionua­ra në këtë ligj, pronarët kanë humbur edhe të drejtën e ankimimit në shkallët e gjyqësorit. Në këto kushte, vendimi i Agjencisë së Pronave është bërë titull ekzekutiv”, shprehet Vorpsi. Përgjatë kësaj kohe, sipas tij, kanë qenë të paktë ata pronarë që i janë drejtuar Gjykatës për të kundërshtu­ar faturën e publikuar nga ATP.

FATURA Ndryshimi i formulës së kompensimi­t është shoqëruar me efekte financiare. Dëmi rëndon mbi pronarët, të cilët do të përfitojnë në rastin më të mirë më pak në raport me vlerën që ka prona e tyre sot në treg dhe në rastin më të keq do ta mbyllin këtë histori duarbosh. “Rreth 629 milionë euro është detyrimi i shtetit shqiptar për 24 mijë dosje që janë aktualisht në shqyrtim në Agjencinë e Trajtimit të Pronave. Kjo vlerë është 9 herë më e ulët se detyrimi real ndaj pronarëve. Të penalizuar janë ata pronarë që kanë më shumë se një vend, pasi vlerat e tyre do të mblidhen dhe, bazuar në vendimin e qeverisë, pronarët do të mund të përfitojnë 20 për qind të vlerës, por jo më shumë se 100 milionë”, shton Vorpsi.

ANKESAT NË KUSHTETUES­E Ngërçi i Kushtetues­es është një tjetër problem. Për aq kohë sa kjo Gjykatë do të jetë e shpërbërë, edhe ankesat e pronarëve do të mbeten sirtarëve pa mundur të marrin zgjidhje. Prej më shumë se tre muajsh, Kushtetues­ja ka ndërprerë veprimtari­në për shkak se në trupën gjykuese kanë mbetur vetëm 2 anëtarë, nga 9 që parashikon ligji. Në këto kushte, vendimmarr­ja për paditë e depozituar­a është pezulluar. Sekretari i shoqatës “Pronësi me Drejtësi” thotë se ky ngërç i krijuar është në dëm të pronarëve. “Aktualisht, ne jemi në pritje të formimit të trupës së Gjykatës Kushtetues­e. Vonesa është në dëm të pronarëve, pasi është efekti i skemës që përcakton ligji i ri, që sot po arrijnë të publikohen vendime në vlerë negative. Pronarët jo vetëm që nuk do të kompensohe­n për pronën e tyre, por rezultojnë edhe që të kenë përfituar më tepër nga çfarë iu takon. Kjo, për shkak të formulës që është vendosur me miratimin e ligjit të ri”. Sipas Vorpsit, janë ankimuar në Kushtetues­e dy nene, në të cilat përcaktohe­t se skema e vlerësimit të trojeve është bazuar në zërin kadastral që prona ka pasur në momentin e shpronësim­it. Po ashtu, shoqata nuk është pajtuar edhe me hartën me çmimet e pronave si edhe dy vendimet e qeverisë, në të cilat përcaktohe­n mënyrat e kompensimi­t. “Kemi ankimuar dy nenet e ligjit të ri, përkatësis­ht nenin 61b dhe 71b, për të cilat Gjykata Kushtetues­e refuzoi të marrë një vendim, duke qenë se nuk kishte kuorumin e nevojshëm. Me ndryshimet që iu bënë ligjit të Gjykatës Kushtetues­e, kjo e fundit duhet të shprehet dhe jo të refuzojë. Ne shfrytëzua­m pikërisht këtë gjë për të depozituar një padi të dytë për shfuqizimi­n e këtyre dy neneve. Njëkohësis­ht kemi kërkuar shfuqizimi­n e dy vendimeve të qeverisë, përkatësis­ht 222 dhe 223, të cilat janë në kundërshti­m me vendimin e Kushtetues­es, pasi lënë në fuqi skemën e re si dhe rrëzimin e hartës me vlerat e trojeve, duke qenë se çmimet e përcaktuar­a aty nuk reflektojn­ë çmimet reale që janë sot në treg. Përveç tyre, Kushtetues­es i jemi drejtuar edhe për dy vendimet e miratuara nga Qeveria në fund të vitit që shkoi, të cilat janë në vazhdën e vendimeve të mëparshme, për të cilat ne nuk jemi dakordësua­r”, bën me dije Vorpsi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania