Panorama (Albania)

Rrëfimi i mikut të Izet Haxhisë: Qeni u kthye tek i zoti, kompromis me Berishën për “Hajdarin”

Parruca: S’keni prova që jam shoqja e Argita Berishës. Izet Haxhia u shit nga vëllai i tij

-

E dashura e ish- truprojës së Berishës, Izet Haxhias, Erjona Parruca, ka hedhur akuza të rënda ndaj vëllait të Haxhias, Ismet Haxhias dhe mikut të tij, Romeo Karës në lidhje me procesin e dosjes “Hajdari”.

Në një kohë kur Kara dhe Ismet Haxhia kanë qenë mjaft aktivë në këtë proces për rihapjen e dosjes “Hajdari”, duket se marrëdhëni­et mes tyre kanë pësuar një krisje. Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”- un e Izet Haxhias, Erjona Parruca fillimisht ka hedhur akuza ndaj avokatit të Izetit, Bashkim Nikollës, i cili, sipas saj, nuk e ka takuar klientin e tij. Më pas, ajo hedh akuza të rënda ndaj Romeo Karës, ish- juristit të CEZ, por edhe ndaj vëllait të Izetit, Ismet Haxhias, i cili i ka vuajtur 15 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit. Shkak për këto përplasje është bërë, sipas Romeo Karës, një kërkesë nga ana e Erjona Parrucës, për vënien në dispozicio­n të dosjes së plotë të çështjes “Hajdari”. Përplasja është zhvendosur në rrjetet sociale, ku Erjona Parruca thotë se Izeti është përdorur nga i vëllai dhe Romeo Kara.

POSTIMI “Shikoni se si e trajton Romeo Kara, Izetin dhe mua. Ai është në izolim dhe nuk mund të mbrohet nga këta vemje që shpifin dhe sulmojnë dashurinë e tij. Po këta nuk njohin as nder dhe as Kanun. Apo jo Romeo Kara? Kur shkoje me pushime në Turqi tek Izeti me gruan e parë, ndërkohë që ishe me të dytën? Të më quash mua kërmë dhe Izetin kokël* qe, ti diskretito­n veten tënde të pavlerë, sepse burgun po e bën Izet Haxhia e jo ti që kërkove ndihmë nga shteti se të shkuan shtatë. Ku i ke provat që unë kam qenë me Argitën? Ku i ke provat që unë kërkova dosjen? O i mjeri ti, që të iku dhe ai pak publicitet që i bëje vetes tënde të kalbur në sajë të Izet Burrit. Ti guxon ta quash Izetin të shitur, more vemje jarganjosë­se. Bashkë me Ismet Haxhian dhe me Ed Alikajn. Po ju jeni ca krimba të ndyrë. Dhe ti Ismet Haxhia mos më bëj të të publikoj të gjitha SMS e motrave të tua. Se si nuk i çove një shishe ujë tët vëllai në burg me arsyen e gjynahqari­t, që jeton vetëm me një pension. Kam çdo gjë dhe kjo është më e vogla. Sepse nëse Izetin nuk e dëgjon asnjë prokuror, mua s’më ndalon kush të denoncoj krime të pazgjidhur­a ende...

Mendohu mirë para se të shesësh tët vëlla për një grusht interesi. Ju u prekët të gjithë, pasi Izeti refuzoi që t’i përmendnit emrat për interesat tuaja, sepse ai luftën e tij me Berishën do ta çojë deri në fund. Ti Zylfie Haklaj u mashtrove pa asnjë qëndresë kundër njeriut që të shkatërroi jetën për të mos tradhtuar. Gjyqi do bëhet. Asnjë s’do të kursehet. As ti Ismet për gjëra, që ti i di mirë! Izeti është trim i trimave dhe s’jua ka nevojën asnjë vemjeje si ju. Sepse ka zotin me vete; ka të drejtën; më ka dhe mua! Më dukeni kaq qesharakë sa edhe Berisha në grahmat e fundit të tij. Këtë po jua transmetoj në emër të Izetit. Po është në emrin tim, që më akuzuat si spiune, si prostitutë etj.. Sepse nuk mund të pranonit që një femër t’ju prishë planet tuaja karrierist­e dhe financiare dhe që të donte Izetin më shumë se çdo gjë në botë”, shkruan ndër të tjera postimi.

 ??  ?? E DASHURA E IZET HAXHISE, ERJONA PARRUCA ( MAJTAS) IZET HAXHIA DHE ROMEO KARA
E DASHURA E IZET HAXHISE, ERJONA PARRUCA ( MAJTAS) IZET HAXHIA DHE ROMEO KARA
 ??  ?? Izet Haxhia
Izet Haxhia
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania