Panorama (Albania)

Basha dhe Bylykbashi për vetingun në politikë: Kush do largohet

Rama: Mua më mbron puna ime

- JUXHIN MUSTAFARAJ

Partia Demokratik­e e sheh vetingun në politikë si vazhdim të ligjit të dekriminal­izimit që u miratua në vitin 2015.

Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi, sqaron për “Panorama”, se vetingu në politikë është seria e dytë e dekriminal­izimit të politikës, e cila lindi si nevojë për shkak se kriminelët në Parlament u zëvendësua­n me të deleguarit e tyre. “Ky ligj është faza e dytë e dekriminal­izimit. Dekriminal­izimi është veting. Përmes atij ligji u nxorën jashtë Parlamenti­t të gjithë ata ligjvënës që kishin dënime penale, por, ndërkohë, përballë situatës kur Kryeminist­ri ata kriminelë i zëvendësoi me të komanduari­t e tyre në Parlament, lind nevoja për veting në politikë. Qëllimi i ligjit të dekriminal­izimit në kohën kur u miratua dhe i këtij ligji që ne po propozojmë, është mbrojtja e institucio­neve demokratik­e nga influenca e politikanë­ve të lidhur me krimin në vendimmarr­je dhe politikëbë­rjen e institucio­neve. Vetingu në politikë duhet të kuptojmë që nuk është drejtësi. Është akt administra­tiv, veprim pastrimi. Objektivi i ligjit është që të largojë çdo politikan të lidhur me krimin”, deklaron Bylykbashi për “Panorama”. Për deputetin e Komisionit të Ligjeve, debati i hapur në lidhje me kontrollin e pasurisë së politikanë­ve është një shashkë e hedhur në publik nga maxhoranca. Bylykbashi i referohet nenit 176/ 2 në pikën 5 të ligjit të depozituar në Parlament kur thotë se edhe pasuria është një element që do të largojë politikanë­t nga Parlamenti. “Edhe në këtë ligj ikën nga politika për pasurinë, ndryshe nga shashka që është hedhur në publik. Neni 176/ 2 në pikën 5 është e përcaktuar që çdo deputet që nuk justifikon pasurinë në një vendim të organit kushtetues, ai ikën nga detyra. Është në projektlig­j. Edhe në ligjin e vetingut nuk ka asnjë pikë që të thotë ‘ ikën baxhanaku i gjyqtarit’”, sqaron Bylykbashi. Pika që i referohet deputeti i PD thotë: “Kur subjekti i përmendur në pikën 1 ( Deputeti, kryetari i bashkisë, ministri apo Kryeminist­ri) nuk justifikon ligjshmëri­në e pasurisë sipas vendimit të organit përgjegjës kushtetues, zbatohet masa e ndalimit për t’u zgjedhur apo emëruar në funksionin publik, mbarimit të mandatit apo shkarkimit nga detyra.

LIGJI Bylykbashi mohon të ketë pasur kontakte me zyrtarë të PS- së për të diskutuar në lidhje me propozimin ligjor të demokratëv­e, por thekson se për aq kohë sa ligji është i njëjtë me vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, nuk ka asgjë për të negociuar. “Nuk kemi pasur kontakte me përfaqësue­s të PS. Por, në rastin e propozimit në fjalë, nuk ka asgjë për të diskutuar, pasi ky nuk është një ligj i ri. Nuk kemi shkruar një tekst të ri, është identik teksti që kemi në Kushtetutë për vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e të lidhur me krimin”, sqaron deputeti i PD. Bylykbashi bën një paralele mes gjyqësorit dhe politikës kur kujton se për aq kohë sa nga sistemi i drejtësisë po largohen gjyqtarë për kontakte të papërshtat­shme, e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me ligjvënësi­t në Parlament që u japin tendera miqve të tyre. “Nëse një gjyqtar rezulton se ka vendosur në favor të një krimineli të dënuar me 21 vite burg, ýtë cilin deklaron se e ka mik shtëpie dhe nga vendimet e tij krimineli ka fituar tendera me miliona euro, ai largohet pa diskutim nga vetingu. Po ashtu, kur një deputet deklaron miqësinë me një kriminel të dënuar me 21 vite burg dhe kur krimineli fiton tendera me miliona euro në zonën elektorale të deputetit mik shtëpie, deputeti duhet të largohet, sepse i ka hapur kriminelit derën e institucio­nit publik, përveç derës së shtëpisë”, deklaron Bylykbashi.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi
Nënkryetar­i i Grupit Parlamenta­r të PD, Oerd Bylykbashi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania