Panorama (Albania)

Vendimi për pronat, kërcënohet gjyqtari

-

KORCE- Kërcënohet me jetë gjyqtari i Gjykatës së Korçës pas një vendimi të dhënë prej tij disa kohë më parë për çështje pronash. Lajmi konfirmohe­t nga Policia e këtij qarku, ku gjyqtari i Shkallës së Parë, Besnik Shehu, ka denoncuar dy kërcënuesi­t e tij, shtetasit Emin Myrtollari dhe Muhamet Hoxha. Siç mësohet, Myrtollari ka qenë palë në procesin gjyqësor, ndërsa Hoxha dyshohet se ditën e djeshme ka qenë në mbështetje të mikut të tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një vend publik dhe menjëherë pas kësaj, vetë gjyqtari i është drejtuar Policisë duke deklaruar se ishte kërcënuar ai vetë dhe familja e tij. "Do të të vrasim. Do të djegim ty dhe familjen tënde. Ke bërë gabim me vendimin që ke dhënë. Pronat tona nuk na i merrni dot. Do pendohesh". Këto janë kërcënimet e dy person- ave, të cilët Policia i ka shoqëruar dhe po i merr në pyetje. Sipas deponimit të dhënë nga gjyqtari Shehu, ai po pinte një kafe në orët e mëngjesit, kur dy personat janë afruar dhe e kanë kërcënuar në lidhje me çështjen që kanë pasur me të. Mësohet se paditës i kësaj çështjeje ka qenë shtetasi A. Qeraxhi, i cili në objektin e padisë kërkonte anulim të vendimit të komisionit, për shkak se tokat e tij i kishin zënë Myrtollarë­t. Ndërkaq, Prefektura e Qarkut Korçë ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të akteve të marrjes të pronësisë. Gjyqtari i Shkallës së Parë ka dhënë vendim duke anuluar aktet për fshatin Porodinë, ku edhe ndodhen pronat. Tashmë është bërë edhe gjykimi në apel dhe vendimi i Shkallës së Parë ka mbetur në fuqi. Çështja ndërmjet palëve ndërgjygjë­se për pronat është në Gjykatën e Lartë.

 ??  ?? Gjyqtari Besnik Shehu
Gjyqtari Besnik Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania