Panorama (Albania)

Vetingu, Basha: Duhen 93 vota në Parlament

“Skaner për deputetët, ministrat dhe vetë Kryeminist­rin”

-

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, deklaron se vetingu në politikë do të largojë nga skena politike të gjithë politikanë­t që kanë lidhje me grupet kriminale. Duke e theksuar këtë fakt si arsyen kryesore përse u hartua projektlig­ji, Basha ka publikuar një video përmes së cilës shpjegon edhe arsyet përse duhet veting në politikë. Sipas kreut të opozitës, vetingu do të jetë një skaner për deputetët, ministrat dhe zyrtarët e lartë ku do të përfshihet edhe vetë Kryeminist­ri. Basha sqaron se Partia Demokratik­e e ka depozituar draftin e saj në Kuvend që nga data 7 shtator dhe tani do të presë të shohë vullnetin e maxhorancë­s për ta votuar. Në rast se shumica do të shprehet pro ligjit të propozuar nga PD, do të duhen 93 vota për ta kaluar në Parlament dhe më pas një tjetër ligj i veçantë për të për- caktuar se kush do ta bëj vetingun në politikë. “Vetingu është skaner për deputetë, ministrat dhe zyrtarët e lartë në Shqipëri, përfshirë këtu edhe vetë Kryeminist­rin. Vetingu do largojë politikanë që kanë lidhje me grupe me reko- rde të tmerrshme kriminale. Vetingu do të largojë politikanë­t që nuk e justifikoj­në pasurinë e tyre. Vetingu duhet të parashikoh­et në Kushtetutë dhe të miratohet nga 93 deputetë. Në draftin e hartuar nga PD parashikoh­et që ‘ kontrolli i figurës për lidhje me personat e përfshirë në krimin e organizuar bazohet në deklaratën për figurën dhe prova të tjera, përfshirë vendimet e gjykatave shqiptare ose të huaja. Deklarata mund të përdoret si provë vetëm në këtë proces dhe në asnjë rast gjatë një procesi penal’. PD ka depozituar draftin në Kuvend në datën 7 shtator”, sqaron Basha në “Facebook”. Këtë të premte, demokratët depozituan në Kuvend ligjin për vetingun në politikë, i cili në përmbajte është i njëjtë me atë të vetingut për gjyqtarët dhe prokurorët. Nga Asambleja e PSsë, Rama deklaroi se është i gatshëm për veting në politikë, por nuk do të negociojë vetingun në gjyqësor. Gjithashtu, Rama ka mandatuar edhe përfaqësue­s nga radhët e tij për të diskutuar me demokratët në lidhje me përmbajtje­n e ligjit dhe mënyrën se si parashikoh­et të bëhet ky veting.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania