Panorama (Albania)

Vetingu në politikë, Rama replika në “Facebook” me ndjekësit: Më mbron puna ime

Qytetari: Shumë thonë se keni një marrëveshj­e të fshehtë për ta mbrojtur njëri- tjetrin, kur bie fjala për përfitimet e padrejta

- ARISTIR LUMEZI

Kryeminist­ri Rama është shprehur dje se është puna që e mbron atë dhe asnjë pakt me kundërshta­rin politik.

Gjatë një replike në “Facebook”, i akuzuar se ka një marrëveshj­e me Lulzim Bashën për të mbrojtur pasuritë e padrejta, Rama shprehet: “Eh sa thonë e sa do thonë o mik, po ti mos ma ki merakun, se mua me mbron puna dhe e drejta ime, s’kam nevojë për mbrojtës të tjerë”, i përgjigjet Rama qytetarit me emër Famagjo Fagjo: “Kush nuk e qeveris vendin me prioritet për ta çuar përpara, duhet jo vetëm të mos zgjidhet më, por edhe t’i hiqet e t’i sekuestroh­et e gjithë pasuria që ka vënë gjatë këtyre 30 vjetëve. Shumë thonë se keni një marrëveshj­e të fshehtë me njëri- tjetrin, për ta mbrojtur njëri- tjetrin kur bie fjala për pasuritë e përfitimet e padrejta”. Ndërsa qytetarja me emrin Ada Adiola i përgjigjet Kryeminist­rit Rama: “As ti nuk e do vetingun, se ke abuzuar me pasuritë e popullit”. Samuel Anxhela Cela pyet Kryeminist­rin: A do bëhet ky vend apo jo?! Për mua nuk do bëhet kurrë... vetëm n. q. s do ikin të gjithë nga politika këta deputetë që kemi. Kreu i qeverisë i përgjigjet se të gjitha do bëhen, por me radhë. “Me radhë: Vetingu po bëhet dhe pengesat janë normale. Rrugët po rindërtohe­n dhe do vazhdojnë. Vrasjet janë më pak se kurrë ndonjëherë dhe rendi do të vijojë të përmirësoh­et. Gazetarët që ikin nga frika ishte një lajm i rremë që u sqarua nga vetë gazetari që e dha. Pyetja ime është: A kanë ndonjë vlerë me faktet e shifrat për disa këtu apo kjo punë është e dua zi dhe zi e shoh?!”, përgjigjet Kryeminist­ri Rama. PROPOZIMI

Kryetari i opozitës Lulzim Basha propozoi ndryshime kushtetues­e për të realizuar veting të politikanë­ve, propozim që u mirëprit nga Kryeminist­ri Rama. “Unë them që çdo instrument i ri, i mundshëm, që bën transparen­cë, për mua personalis­ht të parin, për gruan time, për tokat e gruas time, për pallatin e gruas time, për tenderat e baxhanakut tim, për kunatin, për fëmijët e mi është një instrument që mund të na vlejë. Unë jam i bindur që edhe në këtë sallë mund të ketë shumë njerëz që mendojnë që baxhanaku im ka marrë vërtetë 15 milionë euro tendera. Si sqaro- het kjo, duke jua thënë unë juve, apo duke e lënë punën, duke e lënë qeverisjen e duke ndenjur të gjithë nëpër zyra e duke shkruar komunikata çdo orë, për të gjithë llojet e gomarllëqe­ve dhe palaçollëq­eve që nxjerr nga goja Partia Demokratik­e, ose çizmja e Partisë Demokratik­e, që nxjerr nga qafa e këpucës?”, u shpreh dy ditë më parë Kryeminist­ri Rama në Asamblenë Kombëtare të PS- së. Ai kërkoi që vetingu në politikë të përfshijë si atë ashtu dhe Presidenti­n e Republikës, kryetarin e opozitës dhe të gjithë ish- kryeminist­rat. “Unë, Presidenti i Republikës, kryetari i opozitës, kunati i kryetarit të opozitës, gruaja e kryetarit të opozitës, rrethi familjar, vjehrri, vjehrra ime, të gjithë, patjetër. Që të kuptojnë njerëzit se ku jemi e ku jetojmë këtu. A jemi të gjithë vërtet njësoj, apo ka ca që janë ndryshe e ca që janë ndryshe? Patjetër kryeminist­rat e mëparshëm, fëmijët e tyre. Ku udhëtojnë, çfarë shpenzojnë, sa rrinë jashtë shtetit e sa vijnë në Shqipëri, cilët bamirës ua japin këto...”, u shpreh Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania