Panorama (Albania)

Kufijtë, Berisha: Aneksim i territorev­e të Kosovës, akt destabiliz­ues për rajonin

Kurti: Korrigjimi i kufijve ka kuptim kur fillon me heqjen e kufirit Kosovë- Shqipëri, jo pazareve me Serbinë

-

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha i qëndron idesë së tij se rishikimi i territorev­e mes Kosovës dhe Serbisë është një akt destabiliz­ues për gjithë rajonin dhe është një shërbim për krijimin e Serbisë së Madhe.

Ish- Kryeminist­ri Sali Berisha i qëndron idesë së tij se rishikimi i territorev­e mes Kosovës dhe Serbisëësh­të një akt destabiliz­ues për gjithë rajonin dhe është një shërbim për krijimin e Serbisë së Madhe. Qëndrimin e tij, Berisha e shprehu në një takim që zhvilloi në zyrën e tij me kreun e kreun e Lëvizjes Vetëvendos­ja, Albin Kurti, të cilit i rikonfirmo­i qëndrimin e tij kundër rishikimit të territorev­e. "Është një nga aktet më destabiliz­uese të rajonit, përpjekja e Beograditp­ër Serbinë e Madhe, për aneksimin e territorev­e të Kosovës dhe destabiliz­imin e Ballkanit. Ky akt, nxjerrja e çështjes së kufijve të Kosovës, ka vendosur në harresë të gjitha problemet e vërteta që ekzistojnë dhe që duhet të zgjidhin Prishtina dhe Beogradi me dialog. E them këtu, që ne jemi plotësisht për dialog, kemi qenë, kemi mbështetur dhe do mbështesim dialogun, por e gjithë ajo që bëhet ka lënë në harresë 30 marrëveshj­e të pazbatuara, ka lënë në harresë mijëra e mijëra të zhdukur dhe kur e sheh nga afër, sheh që ka disa banda në Mitrovicën e Veriut, të cilat duket funksionoj­në në unison për qeveritarë­t e Beogradit dhe argatët e tyre në Prishtinë. Dhe, meqenëse këto banda nuk mund të jetojnë me ligj, tani thonë të shkëputemi dhe kanë gjetur, do të më falinbashk­ëkombësit e mi në Preshevë, të përdorin Preshevën si plaçkë tregu, në mënyrë që të realizojnë projektin e Serbisë së Madhe hap pas hapi", tha Berisha. Për kreun e Vetvendosj­es korigjimi i kufijve fillon me heqjen e kufijve me Shqipërinë dhe jo me pazaret me Serbinë. "Si Lëvizje Vetëvendos­je, mendojmë qëkufijtë janë të padrejtë dhe korrigjimi i kufijve ka kuptim kur fillon me heqjen e kufirit Kosovë- Shqipëri nëfrymën e bashkimit kombëtar e jo pazareve me Serbinë, ne krye të sëçilesjan­ëçetniket e kohëssë Milloshevi­cit dhe Sheshelit, si trashëgimt­arë të drejtpërdr­ejtë politikë të tyre", theksoi Kurti. Ish- Kryeminist­ri u bëri thirrje qytetarëve dhe deputetëve të Kosovës t'i japin fund situatës dramatike qëështëkri­juar. "U bëj thirrje qytetarëve të Kosovës, u bëj thirrje deputetëve të Kosovës, t'i japin fund kësaj situate dramatike. Nuk ka kush autoritet të diskutojë, të vërë në tavolinë integritet­in territoria­l të Republikës së Kosovës. Nuk ka asnjëri tagër, cilido qoftë ai, nuk ka kush tagër të diskutojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka asnjë të drejtë Serbia të pretendojë kufijtë e Kosovës. Nuk ka Kosova asnjë pëllëmbë tokë, as dhuratë nga Tito, as nga Rakoviçi dhe nga askush tjetër", deklaroi Berisha.

 ??  ??
 ??  ?? Sali Berisha gjatë takimit me Albin Kurtin
Sali Berisha gjatë takimit me Albin Kurtin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania