Panorama (Albania)

Vuçiç: Duhet të përmirësoj­më raportet me shqiptarët

Premton investime në Trepçë, kërkon Gazivodën në bisedime

-

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka vizituar të shtunën Kosovën, një ditë pasi shkoi në Bruksel për bisedimet e ndërmjetës­uara nga BE, por refuzoi të takojë Presidenti­n Hashim Thaçi. Dy palët zhvilluan vetëm bisedime më vete me kryediplom­aten e BE- së, Mogherini. Para nisjes në Bruksel, Thaçi tha se do të diskutonte temën e Luginës së Preshevës për korrigjimi­n e kufijve me Serbinë. Vuçiç në Kosovë shoqërohej edhe nga kreu i Shërbimeve Sekrete Serbe, Bratislav Gasiç. Të dy bashkë kanë shkuar drejt Liqenit të Ujmanit. Vuçiç në Ujman deklaroi se duhet të ruhet stabilitet­i dhe t'i përmirësoj­në raportet me shqiptarët. "Ne me shqiptarët deri më tani i kemi provuar të gjitha mënyrat, por nuk kemi pasur shumë fat, as ne e as ata, prandaj është koha përfundimt­are që të bisedojmë me më shumë respekt ndaj njëri- tjetrit dhe pas këtij respekti, për të pasur edhe miqësi do të nevojitet kohë dhe shumë njerëz të mirë të cilët do të punonin në këtë drejtim... Do të jap gjithçka nga vetja ( për të arritur marrëveshj­en), por është një rrugë e gjatë përpara e mbushur me gjemba dhe probleme", theksoi ai. Thaçi e ka kaluar në heshtje vizitën e Vuçiç. Me gjithë deklaratat e zyrtarëve të Kosovës, se ai nuk do të lejohej në Gazivodë, Vuçiç e ka vijuar vizitën e tij sipas planifikim­it që kishte, pa lënë mënjanë asgjë, përfshirë Gazivodën. Madje, ai ka deklaruar se çështjen e Gazivodës do ta përfshijë në bisedimet në Bruksel. Ai ka pranuar se Kancelarja gjermane Angela Merkel është kundër planit të tij për Kosovën. Vuçiç ka folur për integritet­in territoria­l të Kosovës, ku ka cituar Merkel, e cila është kundër lëvizjes së kufijve në Ballkan. "Fuqia ime është aq minimale në krahasim me atë të Merkelit, saqë nuk ia vlen as të krahasohet, ajo është udhëheqësj­a më e madhe politike në Europë. Nëse ajo thotë ashtu, ne sigurisht që nuk mund ta ndryshojmë këtë gjë dhe ky është gëzimi i shumë të tjerëve në Serbi dhe rajon. Por, kjo nuk nënkupton që ne nuk mund t'i ndihmojmë popullit tonë. Jemi të vegjël, andaj do të merremi me ekonominë dhe t'i ndihmojmë njerëzit tanë këtu", tha ai. Vuçiç theksoi se kufojtëdo të jenë shumë më pak të rëndësishë­m në të ardhmen në Europë. Në një fjalim në fshatin Leshak, Vuçiç iu drejtua serbëve që ishin mbledhur se: "E di çka doni të dëgjoni, por nuk mund t'jua them". Sipas tij, shteti i Serbisë do të investojnë në Trepçë dhe në hapjen e fabrikës së baterive. "Do të investojmë para të shumta në Trepçë, 13 milionë euro, që do të thotë qëndrim afatgjatë i njerëzve këtu", ka thënë Vuçiç. Fjalimet e Vuçiç i kanë irrituar disa nga politikanë­t e opozitës në Kosovë. Isa Mustafa, i cili e ka quajtur të papranuesh­me që Presidenti i Serbisë, Vuçiç, flet për pasuritë tokësore të Kosovës si të ishin të vetat.

 ??  ?? Vuçiç nga Liqeni i Ujmanit në Kosovë
Vuçiç nga Liqeni i Ujmanit në Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania