Panorama (Albania)

PS nis ngritjen e strukturav­e koordinues­e për zgjedhjet vendore

-

Socialistë­t duket se kanë nisur 10 muaj para zgjedhjeve vendore 2019 përgatitje­n e tyre për të koordinuar PS në të gjithë vendin. Asambleja Kombëtare vendosi ngritjen e strukturav­e koordinues­e elektorale në qarqe, bashki, ZAZ, njësi administra­tive dhe në organizata socialiste, ku kërkohet dhe caktimi i koordinato­rëve elektoralë. Sipas vendimit të miratuar dy ditë më parë, pranë çdo qarku ngrihet Këshilli Koordinues i partisë në qark, i cili duhet të organizojë dhe monitorojë punën për ngritjen e strukturav­e koordinues­e elektorale të të gjitha niveleve. Brenda datës 30 shtator 2018, Këshilli Koordinues, duhet të caktojë koordinato­rët elektoralë të organizimi­t digjital, të emigracion­it, të Forumit të Grave Socialiste, të Forumit Rinor Socialiste në shkallë qarku sipas propozimev­e të ardhura nga drejtuesi politik i qarkut. Vendimi i Asamblesë ka përcaktuar dhe kri- teret që duhet të përmbushë kandidati koordinato­r. Asambleja përcaktoi që kandidati nuk duhet të ketë qenë i dënuar për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jetë nën hetim nga organet ligjzbatue­se; të ketë integritet të lartë moral dhe profesiona­l si dhe të transmetoj­ë etikë në sjellje; të jetë figurë e njohur shoqërore në zonën përkatëse, të ketë njohje të mirë të komuniteti­t ( kulturës, njohjes së familjeve, fiseve, përkatësiv­e fetare, etnike etj.); të ketë aftësi komunikues­e në transmetim­in e bindjeve të tij; koordinato­ri mund edhe të mos jetë anëtar i partisë; kandidati duhet të ketë aftësitë dhe mundësitë e nevojshme ( përvojën, njohjes komunitare, kohën, mjetet materiale dhe financiare etj.) për të përmbushur misionin; preferohet të mos jetë i punësuar në institucio­net publike; arsimi i lartë, përveç koordinato­rëve të qendrave të votimit është i detyrueshë­m.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania