Panorama (Albania)

Vrasja në Memaliaj, babë e bir: Nuk jemi ne autorët

Të arrestuari­t jetojnë në Sarandë, në fshat ditën e vrasjes

- BRIKENA META GJIROKASTE­R/

"Nuk kemi asnjë lidhje me ngjarjen". Ka qenë kjo deklarata e babë e bir, Hetem e Dino Muho, 59 dhe 20 vjeç të arrestuar për vrasjen e 43vjeçarit nga fshati Rabije, Alket Muho.

Ashtu siç deklaroi dy ditë më parë edhe vjehrri i viktimës, Riza Ardita, prova më e fortë që Policia kishte për të arrestuar babë e bir ishte prezenca e tyre në fshatin Rabije, ndonëse banonin në Çukë të Sarandës. Por ata kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me ngjarjen, ndërsa prania e tyre në fshatin Rabije ka qenë e rastësishm­e, pasi aty kanë vendlindje­n si dhe nënën e gjyshen e familjes.

"Ndodheshim rastësisht në fshatin Rabije, ishim për vizitë në vendlindje. Erdhëm për të parë nënën time", mësohet të ketë deklaruar në Polici 59vjeçari Hetem Muho.

HETIMI

Grupi hetimor në Policinë e Gjirokastr­ës po punon për mbledhjen e provave në terren për të depozituar më pas dosjen në Prokurori. Uniformat blu po kërkojnë armët e krimit, njëra prej të cilave dyshohet të jetë një çifte. Kjo e vështirëso­n edhe më tej situatën e dy të akuzuarve pasi 59vjeçari ka pasur një çifte me leje, për të cilën ka deklaruar në Polici vetëm një ditë më parë se i ka humbur. Fshehja e këtij fakti ka shtuar dyshimet e Policisë për implikimin e tij në vrasje, ndërsa në vendngjarj­e është gjetur vetëm një gëzhojë arme automatike e kalibrit 7.62 mm nga 20 plum- ba me të cilat është qëlluar viktima. Gjithsesi, do të jenë rezultatet balistike të mëvonshme të cilat do të saktësojnë nëse çiftja e përdorur në krim është e njëjtë me atë të regjistrua­r në emrin e 59- vjeçarit Muho. Prova e vetme e Policisë deri tani janë prezenca e babë e bir në fshatin ku ndodhi vrasja, por edhe deklarimet kontradikt­ore të au- torëve të dyshuar në lidhje me vendndodhj­en e tyre si dhe ato gjatë përgjimeve ambientale.

ARRESTIMI

Policia ndërhyri dhe arrestoi babë e bir, vetëm një ditë pas krimit të rëndë të ndodhur në fshatin e largët të Memaliaj. Dy të arrestuari­t ishin të dyshuar jo vetëm për faktin se u gjendën në zonën afër fshatit, por edhe se ata kishin pasur konflikt të vazhdueshë­m me viktimën për një çështje prone. Madje, siç mësohet, dy vite më parë, i dyshuari Muho e kishte hedhur në gjyq çështjen me kushëririn e tij të largët Alket Muho. Por për arsye ende të paqarta, vetë paditësi ishte tërhequr nga kjo çështje, e cila më pas ashtu siç e ka edhe procedura gjyqësore, është pushuar. Sipas Policisë, nga tërësia e veprimeve dyshohet se dy autorët ( kushërinj të largët me viktimën) e kanë vrarë shtetasin Alket Muho për shkak të konfliktev­e të përsëritur­a me motive pronësie, në fshatin e origjinës së autorëve. Policia ka rënë në gjurmët e të dyshuarve që në momentet e para pas krimit. Kjo pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se dy familjet ishin në konflikt me njëra- tjetrën prej 5 vitesh dhe madje kohët e fundit kishte pasur disa herë përleshje mes autorëve të dyshuar dhe viktimës. Ndaj të arrestuarv­e rëndojnë veprat penale "Vrasje me dashje kryer në bashkëpuni­m, "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit", "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive".

 ??  ?? Viktima Alket Muho
Viktima Alket Muho

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania