Panorama (Albania)

Grabitja në Rinas, pezullohet gjykimi për Muratajn

Kreu i grupit është ende në kërkim, gjykimi ngrin për 1 vit

- Admir Murata

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur që të pezullojë për një vit gjykimin për Admir Muratajn, i njohur ndryshe si Admir Nikaj. Ky i fundit, i cili është arratisur edhe nga burgu i Trikallas në Greqi, dyshohet se është koka e grupit që kryente grabitjen e blindave që transporto­nin paratë e bankave të nivelit të dytë. Pezullimi i gjykimit për një vit vjen për shkak të ndryshimev­e në Kodin e Procedurës Penale. Kështu, Admir Murataj është në kërkim dhe Gjykata i jep kohë Policisë dhe Prokuroris­ë që ta arrestojnë. Në rast se nuk kapet edhe brenda një viti, atëherë Gjykata e Krimeve të Rënda ka të drejtë që të nisë gjykimin për të në mungesë. Deri më tani, gjashtë të pandehurit e tjerë janë në gjykim veçmas, ku mes tyre është edhe vëllai i të kërkuarit, Aleksadër Murataj. Ky i fundit pretendon se është i pafajshëm dhe se ditën kur ka ndodhur grabitja e blindit me 3.2 milionë euro ka qenë te dentisti.

GRABITJET Truri i bandës që kreu grabitjen është identifiku­ar nga Prokuroria si Admir Murataj. Ai njihet ndryshe edhe si Admir Nikaj dhe është me origjinë nga Tropoja. Admir Nikaj njihej më herët nga Policia, pavarësish­t se aktiviteti i tij nuk ka qenë në Shqipëri, por jashtë vendit. Ka qenë i arrestuar në Greqi dhe i arratisur nga burgu i Trikallës. Grupi akuzohet se ka kryer të paktën tri grabitje të bujshme bankash dhe në total mund të ketë grabitur 7 milionë euro. Episodi i parë i grabitjes daton më 3 dhjetor të vitit 2015, ku në segmentin Qafë- Kashar- Rinas u grabit me armë një blind që transporto­nte një shumë të konsiderue­shme parash nga një bankë e nivelit të dytë. Me- kanizmi i ngjarjes rezulton të ketë qenë i tillë që, mjeteve të shoqërisë private të ruajtjes dhe sigurisë u është prerë rruga nga një automjet i llojit fuoristrad­ë, i cili është futur nga kryqëzimi i rrugës së fshatit Domje- Laknas në rrugën kryesore, ku në atë moment po kalonin mjetet me sasinë e të hollave. Episodi i dytë ka ndodhur më 9 shkurt të vitit 2017, po në rrugën e Rinasit, ku grabitja është bërë në të njëjtën mënyrë. Ndërsa grabitja e tretë ka ndodhur më 13 shkurt në një bankë në afërsi të ish- Stacionit të Trenit në Tiranë, ku u vodh një tjetër sasi e konsiderue­shme parash.

 ??  ?? Autoblinde­t e grabitura në Rinas
Autoblinde­t e grabitura në Rinas
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania