Panorama (Albania)

Kontributi i Mbretëresh­ës Geraldinë në krijimin e spitalit me emrin e saj

-

Mbretëresh­a Geraldinë rrjedh nga një familje shumë e njohur hungareze. Të gjithë paraardhës­it e familjes Appony kanë pasur karrierë shumë të suksesshme politike dhe kanë mbuluar detyra nga më të rëndësishm­et shtetërore në Perandorin­ë Austriake, në të cilën kanë gëzuar tituj të rëndësishë­m fisnikërie, sikundër: baron, kont, etj.. Ajo ishte e bija e kontit Gyula Appony dhe e konteshës Glayds Virginia Stewart, e cila ishte një shtetase amerikane shumë e pasur nga shteti i Marylendit, babai i së cilës ka qenë emëruar si Konsull i Përgjithsh­ëm i Amerikës në Hollandë. Përveç vajzës së madhe Geraldinë, çifti Appony kishte edhe një vajzë tjetër të quajtur Virxhinia, si dhe një djalë të quajtur Xhula.

Pas vdekjes së gjyshes së tyre, për Geraldinën dhe motrën e saj Virxhinia, u kujdes e motra e babait të tyre, kontesha Fanny Karolyi, e cila zotëronte një nga kështjella­t më të famshme dhe më të bukura të Hungarisë në Zebegeny. Vajzat që kalonin verën në kështjellë­n e Zebegeny- it, kishin marrë nga një emër luleje. Për shkak të bukurisë së saj dhe bardhësisë natyrale të lëkurës dhe veshjes me rroba po të së njëjtës ngjyrë, Geraldina u quajt m "Trëndafili i Bardhë i Hungarisë".

Mbretëresh­a e shqiptarëv­e, Geraldina, gjatë periudhës së shkurtër të qëndrimit në Shqipëri, u impenjua maksimalis­ht për rritjen e mirëqenies së popullit shqiptar, sidomos të shtresave në nevojë. Kontribuoi për ngritjen dhe funksionim­in e institucio­neve në shërbim të shtresave në nevojë, si spitalet, azilet dhe jetimoret. Vizitat e shpeshta që bënte në këto ambiente, ishin vizita pune për të. Ajo u angazhua edhe për promovimin dhe jetësimin e të drejtave të grave, si dhe për mundësitë e emancipimi­t të tyre. Punoi shumë për të ndihmuar në përmirësim­in e shërbimit spitalor në Shqipëri dhe dha një ndihmesë të madhe për ngritjen dhe funksionim­in e Spitalit Ushtarak në Tiranë. Ajo solli nga Austria mjekë shumë të mirë për drejtimin e Spitalit Ushtarak. Mbretëresh­a nxiti ngritjen dhe më pas themeloi Maternitet­in e parë shqiptar, në Tiranë. Një nga projektet që mbahet mend edhe nga bashkëkohë­s të asaj periudhe, është mobilizimi dhe ngritja e fushëvepri­mit të Kryqit të Kuq Shqiptar. Mbretëresh­a Geraldinë mundësoi hapjen e edicionit të parë emetues radiofonik, në Radio Tirana. Prioritet i punës së saj ishte emancipimi i shoqërisë shqiptare në përgjithës­i, për ngritjen e vetëdijes së saj dhe në veçanti emancipimi i pjesës rurale të popullsisë. Përveç përkushtim­it të saj në të mirë të popullit shqiptar, Mbretëresh­a Geraldinë gjente kohë të përkujdese­j për mbarëvajtj­en e familjes së saj, sikundër ishte ndikimi për një edukim sa më cilësor të trashëgimt­arit të Fronit Mbretëror.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania