Panorama (Albania)

Kur Albano vinte "fshehurazi" në Tiranë

-

Ka qenë vjeshtë e vitit 1985, i ftuar nga RTVSH, nga Greqia fillimisht, ai ka ardhur në Tiranë, por pa zhurmë e bujë mediatike sepse e tillë ishte koha. Një miku im, Leo Gjermani, punonjës në foninë e Institutit të Lartë të Arteve, më njofton në telefon se rreth orës 7 të mbrëmjes, Albano do të shkonte në ILA, në një takim me studentë e pedagogë. Pak e dinin, vetëm ata që u njoftuan, të afërm, artistë, pedagogë e miq që mbushën sallën e koncerteve, ku ai erdhi bashkë me të ëmën dhe dekanen Zana Shuteriqi. Jo më shumë se një orë ka vazhduar ai bashkëbise­dim interesant e kurioz, e në fund me kërkesë të pranishmëv­e, i shoqëruar në piano nga Ferd Deda, këndoi dy apo tre këngë, gjithçka e improvizua­r. "Jam i papërgatit­ur, do këndoj për ju, por shumë shpejt do të rikthehem me instrument­istët e mi", u shpreh. Hezitonin ta pyesnin, pak flisnin italisht në ato vite, ndër të cilët Henrik Nikopli, shkodran, mjeshtër absolut i akordimit të pianove në Shqipëri, i cili i tha se "të kemi ndjekur gjatë gjithë kohës tonë". Kishte dorën e fashuar, "e kam dëmtuar duke punuar në vreshtën time", na tha. Duke u larguar në mjedisin e sallës, korridoret e ILA, i rrethuar nga njerëz, dikush me një letër, një stilolaps për t'i marrë një autograf. Emocion i madh të ishe pranë tij. Unë kisha marrë dy foto, mbi të cilat ai shkroi firmën e tij. U largua për t'u rikthyer për të tretën herë, në shtator të ' 89- s ( e dyta në ' 87- n), në koncertin e tij gjigant në "Qemal Stafa", përballë një publiku, që për herë të parë ndiqte një eveniment të tillë, aq më shumë të një këngëtari të famshëm e të njohur italian si Albano bashkë me Rominën, dhe këngët e tyre nga "Felicita", "Saranda" te "Liberta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania