Panorama (Albania)

Tatimet: Kujdes me deklarimet, do t’ju fusim me TVSH

Bizneset pa TVSH do penalizohe­n për gabimet në shtypjen e kasës

-

Bizneset me xhiro nën 2 milionë lekë në vit, nëse nuk raportojnë te Tatimet shtypjet gabim të kasës fiskale, rrezikojnë të regjistroh­en me TVSH. Administra­ta Tatimore njoftoi dje se është konstatuar se shumë biznese me xhiro nën 2 milionë lekë raportojnë vlera të tjera të xhiros, për shkak të shtypjeve gabim të kasës fiskale. Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve thotë se këto biznese rrezikojnë të regjistroh­en si subjekte të vogla me TVSH. “Drejtoria e Përgjithsh­me e Tatimeve tërheq vëmendjen e të gjithë tatimpague­sve të biznesit të vogël pa TVSH, me qarkullim vjetor nën 2 milionë lekë, që të tregojnë kujdes në lidhje me raportimin e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale që kanë në përdorim. Drejtoria e Riskut në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Tatimeve, nga verifikimi i të dhënave të xhirove të raportuara nga pajisjet fiskale, ka konstatuar se shumë subjekte të biznesit të vogël pa TVSH, raportojnë vlera jashtë normalitet­it të aktiviteti­t të tyre, kryesisht si pasojë e shtypjeve gabim të pajisjeve fiskale. Administra­ta Tatimore bën me dije se është detyrim i tatimpague­sve që të reklamojnë të gjitha shtypjet gabim të pajisjeve fiskale pranë Drejtorive Rajonale Tatimore, ku subjekti ushtron aktiviteti­n, sipas procesverb­alit përkatës. Çdo mosraporti­m i shtypjes së gabuar të pajisjes fiskale nga tatimpague­sit, sjell ndryshim nga ana e Administra­tës Tatimore, bazuar në të dhënat që disponon, të përgjegjës­isë tatimore nga ajo ekzistuese në përgjegjës­i tatimore ‘ Biznes i vogël me TVSH’”, thuhet në njoftimin e Administra­tës Tatimore. Nga 1 prilli, bizneset e vogla që kanë xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë, janë përfshirë në skemën e TVSH- së. Jashtë skemës së TVSH- së kanë mbetur bizneset e vogla me xhiro nën 2 milionë lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania