Panorama (Albania)

Skandali me Kombëtaren, e dëbojnë nga zona VIP

Justifikim i pazakontë: Salla nuk përballon kaq shumë persona

- OLSI TUJANI

Si të mos mjaftonte ndrydhja në disa raste nga rregullat e Izraelit për kushtet e sigurisë, Kombëtarja duhet të përballet edhe me ndrydhje nga instancat shtetërore.

Kuqezinjtë do të udhëtojnë sot drejt Skocisë, por do të përballen me një situatë që nuk u ndodhte prej kohësh. Delegacion­i i kuqezinjve do të duhet që të udhëtojë nga zona e udhëtarëve normalë dhe jo në sektorin e personave të veçantë VIP. Dje është mësuar edhe ky ndryshim për Kombëtaren.

LAJMI

Dy ditë më parë, mes institucio­nit të futbollit në vend dhe Ministrisë së Jashtme ka pasur një komunikim mes postës elektronik­e, ku kërkohej dhe konfirmohe­j leja për të kaluar nga zona VIP e aeroportit për udhëtimin drejt Skocisë. Mirëpo, hallka tjetër shtetërore ka refuzuar këtë leje, duke ndaluar kuqezinjtë që të përdorin këtë rrugëkalim­i. Federata Shqiptare e Futbollit kishte kërkuar përdorimin e këtij terminali, në mënyrë që të shmangeshi­n radha dhe kontrollet e gjata, si për të lehtësuar futbollist­ët dhe delegacion­in që pritet të kenë një udhëtim rreth 3orësh. Protokolli shtetëror, pasi dha fillimisht lejen ditën e premte për pritjen e skuadrës në terminalin e posaçëm, një ditë më vonë ( dje) ka njoftuar zyrtarët e FSHF- së se diçka e tillë nuk mund të ofrohet.

ARSYETIMI

Ndonëse nuk është hera e parë që Kombëtarja përdor një hyrje të tillë, në përgjigjen e dërguar për FSHF- në, arsyetohet se "kapacitete­t e sallës VIP e kanë të pamundur që të trajtojnë një numër kaq të madh personash". Në të tilla kushte, kuqezinjtë duhet të përballen me radhën e kon- trolleve tradiciona­le përpara se të nisen për kryerjen e udhëtimit drejt Skocisë së largët.

VIZAT

Për futbollist­ët e Kombëtares është dashur që të kërkohet edhe vizë për kalimin drejt Britanisë së Madhe. E ndërsa për Hykën dhe Gavazajn një aplikim i tillë është bërë të hënën, si dy të fundit që kanë aplikuar për kërkesë të tillë, dokumentac­ioni është bërë gati në kohë. Ndaj, edhe skuadra nuk do të ketë asnjë mungesë në këtë aspekt.

AXHENDA

Shqipëria do të kryejë sot seancën e fundit stërvitore në "Elbasan Arena". Më pas, koha për të drekuar dhe në orën 15: 00 pritet që të niset edhe avioni çarter, me të cilin do të udhëtojë drejt Skocisë.

 ??  ?? Faksimile e përgjigjes që refuzon kalimin në zonën VIP
Faksimile e përgjigjes që refuzon kalimin në zonën VIP
 ??  ?? Faksimile e njoftimit fillestar që konfirmon lejen në zonën VIP
Faksimile e njoftimit fillestar që konfirmon lejen në zonën VIP

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania