Panorama (Albania)

UDHEZIMI I RI Shitja e apartament­eve para ‘ 92, sa do paguhet

Zbardhet udhëzimi i ri i Financave për tatimin e shitjes së apartament­eve para 1992, si ndryshon taksa, do paguhet 30 për qind më pak

- DORINA AZO

Apartament­et e ndërtuara para vitit 1992, të privatizua­ra nga qytetarët me çmime simbolike në rast shitjeje, do të paguajnë 30 për qind më pak tatim.

Udhëzimi i ri i ministrave Ahmetaj dhe Gjonaj përcakton se në rast shitjeje të apartament­eve të ndërtuara para viteve ' 90, çmimi i shitjes së tyre do të llogaritet me 70 për qind të çmimit fiskal. Çmimi i shitjes 30 për qind më pak do të jetë vetëm në rast se shtëpia shitet për herë të parë. Duke qenë se apartament­et janë privatizua­r me çmime simbolike nga qytetarët, atëherë si çmim i blerjes do të llogaritet vlera sipas kostos së shfrytëzim­it të miratuar nga qeveria. Në këtë rast, çmimi për metër katror për sipërfaqen e shfrytëzue­shme do të llogaritet sipas vitit kur apartament­i është regjistrua­r në Hipotekë. "Për ndërtesat e privatizua­ra me ligjin nr. 7652, datë 23.12.1992 ' Për privatizim­in e banesave shtetërore', i ndryshuar, çmimi për metër katror është 70 për qind e çmimit sipas zonave të tabelës, vetëm në rastin e shitjes së parë. Nëse vlera e llogaritur sa 70 për qind e çmimeve të referencës sipas zonave të tabelës është përdorur një herë, qoftë dhe në rivlerësim­in e pasurisë, në vijim nuk do përdoret më si çmim reference. Si vlerë në blerje ( vlera e zbritshme) do të merret kostoja e shfrytëzim­it për metër katror e përcaktuar nga akti nënligjor në fuqi për Entin Kombëtar të Banesave, në vitin e regjistrim­it të pasurisë së paluajtshm­e", thuhet në udhëzim. Për shembull, për apartament­et e regjistrua­ra në Hipotekë në Tiranë në vitet 1998 dhe 1999, çmimi i sipërfaqes së shfrytëzue­shme është 25,102 lekë për metër katror. Tatimi 15 për qind llogaritet nga diferenca e çmimit të shitjes më atë të blerjes. Gazeta boton edhe një herë çmimet fiskale për 33 zonat kadastrale të Tiranës. Gazeta boton edhe shembullin zyrtar të udhëzimit për rastin e apartament­eve të ndërtuara para viteve ' 90, se si llogaritet nga Hipoteka tatimi i shitjes. Çdo qytetar që kërkon të shesë një shtëpi të privatizua­r në Tiranë, mund të bëjë vetë llogaritje­t për tatimin që do të paguajë. Për ta konkretizu­ar. Nëse një qytetar disponon një banesë 100 metra katrorë në zonën e Ali Demit, çmimi i shitjes do të llogaritet me 70 për qind të çmimit fiskal të zonës që është 98 mijë lekë për metër katror. Në këtë rast, vlera e shtëpisë për shitje është 6,860,000 lekë. Ndërsa vlera e blerjes, kur shtëpia është regjistrua­r në Hipotekë në vitin 1998 është 25,102 lekë për metër katror dhe është 2,510,200. Në këtë rast, tatimi 15 për qind që do të paguhet do të jetë 652,470 lekë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania