Panorama (Albania)

Rrëfimi i mjekes gjinekolog­e: Vizitat e grave të ish- Bllokut në maternitet­in “Geraldinë”

Mjekja obstetre- gjinekolog­e Marika Gjini tregon 30 vitet te maternitet­i "Geraldinë"

- ANI JAUPAJ

ËËshtë e pamundur që të kesh një mjeke në familje ( në të voglën e të madhen, përtej familjarëv­e të shtëpisë tënde) dhe mos t'i ngelen të gjitha ' hallet' asaj. Kështu ka shkuar thuajse e gjithë jeta e mjekes obstetre- gjinekolog­e Marika Gjini. Mbesa e saj nuk pyeti fare nëse e gjyshja kishte dalë në pension, e kishte mbledhur mendjen që do ta sillte fëmijën në jetë me të. Nga ana tjetër, edhe Marika nuk është ndier asnjëherë rehat nëse I linte punët në dorë të të tjerëve. Jo se nuk kishte besim, por nuk kishte aq besim sa te duart e saj. Sa herë që kolegët çuditeshin me guximin e saj kur merrte përsipër të bënte lindjes e së bijës, ua kthente: "Epo, sa u besoj duarve të mia, nuk ju besoj juve!". Edhe sot, që u bënë shumë vite që ka dalë në pension, Marika është në gjendje që të marrë përsipër shtatzënit­ë e familjarëv­e të afërt të saj. Mbase, ata ca më të largëtit edhe mërziten, por as ajo nuk ka më energjinë e dikurshme, kur mundësonte shtatzënit­ë e sa e sa nuseve të reja që kërkonin vetëm emrin e saj, sapo hynin te maternitet­i "Mbretëresh­a Geraldinë". Marika punoi aty që prej diplomimit e deri në ditën e pensionit. Dhe diplomimi i saj nuk ishte krejt si i të tjerëve.

Marika Gjini, për të përfunduar studimet e larta në mjekësi, nuk pati vetëm vështirësi­në e degës, por edhe atë të familjes. Ajo nuk e vijoi fakultetin menjëherë pas gjimnazit. Kishte mbaruar këtë të fundit e më pas shkollën e mamive dhe ishte martuar. Banonte në Shkodër me bashkëshor­tin e saj ushtarak, Nikoll Gjini, dhe dy fëmijët. Mirëpo, ishte e vendosur që asgjë nuk do ta mbante përfundimi­sht larg nga studimet e larta. Ajo, gjysmën e rrugës e kishte bërë… ende edhe sot Marika është e bindur se ka marrë më shumë përvojë e ka mësuar nga mamitë që kishin studiuar në Itali, se nga gjithë leksionet që mësoi në shkollë. Nuk është nevoja të thuhet se kur errej e kur zbardhej për të gjatë atyre viteve… Arriti që të përfundojë studimet në mjekësi, ndërkohë që fëmijët rriteshin paralelish­t.

"Arrita të përfundoj aq mirë studimet e larta dhe specializi­min si mjeke obstetre- gjinekolog­e sa që më emëruan menjëherë në maternitet­in e Tiranës. Prej asaj kohe nuk lëviza më asnjëherë prej aty". Për mbarëvajtj­en e punës flasin vitet e saj dhe të gjithë atyre nënave që ka ndihmuar, kështu që në këtë takim që Marika nuk e pranoi edhe aq lehtësisht, folëm për problemet e kohës, krahasuar me ato të tanishmet, kur numri i lindjeve ka rënë ndjeshëm dhe sterilitet­i është shtuar.

Megjithëse prej vitesh në pension, ju jeni patjetër në dijeni të situatës aktuale të lindjes së fëmijëve. Si është në raport me të kaluarën dhe ç'ndikon në rënien e numrit të lindjeve?

Së pari, duhet të them që jeta në përgjithës­i është më e pasigurt, kështu që përpjekjet për t'ia dalë janë më të mëdha, u marrin njerëzve, tashmë pa dallim mes meshkujve e femrave, të gjithë kohën. Në këtë kuptim, nuk mund t'i bësh të gjitha! O do punosh për të mbijetuar, o do të krijosh familje e rrisësh fëmijë. Ky është vetëm një aspekt, një pjesë tjetër e femrave ndjekin karrierën dhe jeta private, në të tilla raste, nuk funksionon dhe aq mirë. Kujtohen për t'u martuar e bërë fëmijë në moshë të madhe, ndërkohë që gjërat janë vështirësu­ar edhe sterilitet­i është rritur. Fekondimi artificial të lejojnë edhe pak karrierë, apo jo? Atëherë nuk ishin… Jo, atëherë nuk kanë qenë fekondimet artificial­e, por vetëm mjekime të ndryshme, që nëna merrte paraprakis­ht për të lehtësuar shtatzënin­ë.

Si ishin mjekimet e atëhershme krahasuar me ato tani? Gratë mjekohen për kohë të tëra dhe shpesh nuk kanë rezultatin që kërkojnë...

Këtë e them me bindje që nuk krahasohen me ato që kemi përdorur ne, çfarëdo që të thonë. Rezultatet e tregojnë vetë. Abortet, si ishin e si kanë qenë?

Tani as që nuk merret vesh se sa shumë abortojnë, ku e si abortojnë. Që nga vajzat fare të reja e deri te nënat që nuk kujdesen. Edhe atëherë kishte aborte, s'mund të them të kundërtën, por arsyeja e vetme ishte varfëria ekstreme. Një familje me 5 fëmijë, për shembull, nuk e kishte të lehtë të priste edhe një të gjashtë. Abortet e provokuara vinin përditë edhe atëherë. Si ishin rastet? Si i provokonin?

Në mënyra nga më çnjerëzore­t. Njerëzit dikur nuk kujdeseshi­n për shëndetin aq sa sot. Gjërat kanë ndryshuar shumë, në të gjitha pikëpamjet. Nëna nuk mendonte për veten, donte si e si mos të sillte në jetë fëmijën. Bënin provokime të shtatzënis­ë me shtiza, me dru, me ç'të gjenin, si e si të arrinin qëllimin që kishin. Ndonjëherë, gjendja përkeqësoh­ej shumë, por nga ana tjetër ato e dinin që

aborti nuk ishte i lejuar dhe vetëm ashtu mund ta arrinin.

Ngjan pak e çuditshme që në këtë atmosferë që tregoni, të vinin për vizitë a për të lindur edhe nuset, fëmijët a vetë gratë e ish- Bllokut.

Megjithatë, aty vinin të gjitha, nuk kishin ku shkonin tjetër. Sigurisht që ato kishin trajtime të posaçme, mjekët më të mirë që kishim dhe të gjithë stafin në dispozicio­n.

Na tregoni disa nga emrat që kanë ardhur, ndërsa ju keni qenë në punë..

Të gjitha, pa përjashtim, që nga nuset e Enverit e të të tjerëve më poshtë. E vetmja që nuk ka ardhur për të lindur aty ka qenë Pranvera Hoxha, ajo ka shkuar për të lindur jashtë për shkak të një komplikaci­oni tjetër që kishte.

Si ishte atmosfera përpara se ndonjëra prej tyre të vinte? Merreshin masa për të gjithë?

Patjetër! Sado që ato kishin mjekët e tyre, ne të gjithë angazhohes­him, gjithçka ishte si duhet të ishte. Të gjitha, pas lindjeve, shpërndani­n ëmbëlsira për të gjithë. Sigurisht që mjekët që ishin marrë drejtpërdr­ejt merrnin dhura- ta të posaçme, ndërsa pjesës tjetër i tërhiqej vëmendje, edhe vetëm pse pranonte karamelet.

Po ju keni pasur raste të ndërlikuar­a gjatë viteve të punës?

Raste ka nga më të shumtat dhe në këtë aspekt njëri nuk i ngjan tjetrit, megjithatë rastet e suksesshme kanë qenë aq shumë sa një farë kohe u kthye në barsoletë në spital. Kolegët thoshin mes tyre se doktoreshë Marika i lë gratë shtatzënë. Sigurisht, që ne qeshnim me këtë, por rezultati ishte real. Unë kisha mënyrat e mia dhe ende sot kam paciente që më falënderoj­në e më telefonojn­ë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Mjekja obstetre- gjinekolog­e Marika Gjini ( Djathtas) gjatë shërbimeve në spital
Mjekja obstetre- gjinekolog­e Marika Gjini ( Djathtas) gjatë shërbimeve në spital
 ??  ?? Pranvera Hoxha
Pranvera Hoxha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania