Panorama (Albania)

Skadon afati i akreditimi­t, nis rivlerësim­i i Universite­tit të Tiranës

Ekspertët britanikë “zbresin” këtë të hënë në UT. Brenda shtatorit, draftrapor­ti për vlerësimin e jashtëm të cilësisë së universite­tit

- BESARTA BASHA

Në përfundim të afatit të akreditimi­t të universite­tit publik më të madh në vend, atë të Tiranës, ekspertët britanikë do të “zbresin” të hënën në UT për të parë nëse këta të fundit i kanë përmbushur detyrat, që iu kishin lënë përpara një viti.

Universite­ti i Tiranës ka përgatitur në kohë bazën materiale si dhe vlerësimin e brendshëm të cilësisë dhe pret verdiktin final të ekspertëve të huaj, që do të bëjnë rivlerësim­in e jashtëm të cilësisë, në nivel institucio­nal. Puna për të plotësuar mangësitë e evidentuar­a nga britanikët e QAA ( Quality Assurance Agency) ka nisur menjëherë pas publikimit të raportit paraprak. Në dhjetor të 2017- s, UT ka aplikuar për riakrediti­m të universite­tit, ndërsa që në fillim të vitit janë ngritur katër grupe pune për plotësimin e katër objektivav­e madhore: hartimin e manualit të sigurimit të brendshëm të cilësisë, kërkimin shkencor, studimin e tregut të punës në nivel institucio­nal si dhe planin strategjik për zhvillimin e përgjithsh­ëm të universite­tit. Në muajin korrik, UT ka dorëzuar vlerësimin e brendshëm bashkë me dokumentac­ionin përkatës, ndërsa brenda këtij muaji, universite­ti do të ketë në dorë një draftrapor­t të vlerësimit të jashtëm nga britanikët. Sakaq, deri në marrjen e vlerësimit të dytë, bordi i akreditimi­t, nëpërmjet një vendimi të veçantë, e ka konsiderua­r Universite­tin e Tiranës të akredituar.

RAPORTI Shtatorin e vitit të kaluar, agjencia britanike që kreu vlerësimin e universite­teve të vendit, e renditi universite­tin më të kërkuar nga maturantët për të ndjekur studimet e larta në fund të listës, duke i dhënë vetëm një vit akreditim. Më konkretish­t, arsyet që e bënë universite­tin më të vjetër të vlerësohet me notën më të ulët ishin: programet e vjetra mësimore, mungesa e statutit dhe mobiliteti­t në lëvizshmër­inë e studentëve, mosaksesi në biblioteka dhe burime të pamjaftues­hme për kërkimin shkencor. Menjëherë pas raportit, u shpërfaqën edhe problemet e brendshme midis rektorit aktual, Mynyr Koni dhe paraardhës­it të tij në detyrë, sot dekan i Fakultetit Ekonomik, Dhori Kule. Ndërsa ekspertët brenda UT- së, në prononcime­t e tyre për mediat, nuk e kanë pranuar asnjëherë dështimin.

Sot, një vit më pas, UT pretendon se i ka përmbushur të gjitha pikat e mësipërme e madje është gati për nisur vlerësimin e programeve të studimit. Pikëpyetje­t në procesin e akreditimi­t duket se nuk kanë ndikuar aspak në përzgjedhj­en e këtij universite­ti nga të rinjtë. Njësoj si vitet e kaluara, degët e UT- së ishin në top listën e më të kërkuarave.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania