Panorama (Albania)

Shqipëria mposht Islandën, Muçi bëhet hero i kuqezinjve pas golit me Tiranën

-

Shqipëria e 19- vjeçarëve ka fituar miqësoren e parë me Islandën, në stadiumin "Roza Haxhiu". Skuadra e drejtuar nga Erjon Bogdani ka finalizuar në minutën e dytë shtesë me anë të Ernest Muçit. Pjesa e parë ka qenë inekzisten­te për sa u përket rasteve. Vetëm në minutën e 36- të, Porvaldson përballë portierit Alia nuk ka shënuar, por islandezët kanë pretenduar për penallti dhe është krijuar një situatë tensioni e shoqëruar me tre kartonë të verdhë. Në pjesën e dytë, rastet kanë qenë të shumta. Në minutën 61 vjen një goditje spektakola­re e Dragoshit, por Gunarson devijon në korner. Më pas, islandezët humbasin një mundësi të mirë me Porarson. Skuadra jonë rrit volumin dhe bën më shumë përpjekje. Islanda mbetet me 10 lojtarë në minutën e 84- ët, pasi Heimison merr kartonin e dytë të verdhë. Islanda, edhe pse me një lojtar më pak, është pranë golit me Runarson. Në shtesë përpjekjet e kuqezinjve shpërblehe­n nga Muçi. Futbollist­i i Tiranës pasi zotëron topin brenda zonës, godet bukur dhe shënon në trekëndësh duke entuziazmu­ar ata pak shikues. Kombëtarja e Bogdanit fiton 1- 0.

Erion Bogani: "Jam shumë i kënaqur me ekipin, edhe pse në pjesën e parë nuk luajtëm siç duhet. Megjithatë, ishte ndeshje e vështirë dhe që u afrohet kualifikue­se që do të kemi. Kemi shumë për të punuar. Për mendimin tim, edhe pse gabuan në ndonjë pasim, luftuan shumë dhe ia arritën qëllimit", tha Bogdani.

Ernest Muçi: "Jam shumë i kënaqur me golin dhe fitoren. Pas golit që shënova me Tiranën, erdhi dhe ky gol me Kombëtaren", u shpreh 17- vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania