Letra e KE për Teatrin: Ligji nuk shkel MSA, por duhet të ketë garë
Matuella: Shërbimi i Komisionit e mirëpret angazhimin e autoriteteve shqiptare për të amenduar Ligjin Special
Prandaj, edhe pse në këtë fazë nuk mund të konstatohet dhunim i MSAsë, shërbimet e Komisionit nxisin autoritetet shqiptare të ndjekin përputhshmërinë me parimet europiane të prokurimit publik dhe të garantojnë akses tregtar jodiskriminues. Në këtë aspekt, shërbimet e Komisionit e mirëpresin angazhimin e autoriteteve shqiptare për amendimin e Ligjit të Posaçëm me qëllim hapjen e një thirrjeje publike për implementimin e projektit zhvillimor të Teatrit Kombëtar, përmes së cilës çdo subjekt privat mund të paraqesë një propozim për projektin.
Komisioni Europian i ka dërguar qeverisë shqiptare përgjigjen zyrtare për ligjin e miratuar nga Parlamenti, që i hap rrugë shembjes së Teatrit Kombëtar. Shefja e Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje- Hercegovinën në Drejtorinë e Përgjithshme për Politikat Europiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Michela Matuella, i ka dërguar një letër qeverisë, në të cilën sqarohet se ligji i depozituar në Parlament nuk shkel Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit. Por, në letër, theksohet se ligji duhet të ndryshohet dhe t'u mundësojë edhe kompanive të tjera që të marrin pjesë në garë për Teatrin Kombëtar. Në letrën e zyrtares së BEsë përshëndetet gjithashtu vullneti i qeverisë për të bërë ndryshimet e nevojshme në ligjin e miratuar në Parlament, për të cilin Presidenti Ilir Meta nuk e dekretoi dhe ia riktheu për rishqyrtim ligjvënësve. "Në këtë fazë nuk mund të konstatohet dhunim i MSA- së, shërbimet e Komisionit nxisin autoritetet shqiptare të ndjekin përputhshmërinë me parimet europiane të prokurimit publik dhe të garantojnë akses tregtar jodiskriminues. Në këtë aspekt, shërbimet e Komisionit e mirëpresin angazhimin e autoriteteve shqiptare për amendimin e Ligjit të Posaçëm me qëllim hapjen e një thirrjeje publike për implementimin e projektit zhvillimor të Teatrit Kombëtar, përmes së cilës çdo subjekt privat mund të paraqesë një propozim për projektin", thekson letra e firmosur nga Michela Matuella.
KOMISIONI EUROPIAN, 7 SHTATOR 2018
I nderuar sekretar i përgjithshëm Engjëll Agaçi Sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Tiranë Shqipëri Faleminderit shumë për përgjigjen tuaj ndaj letrës sonë në lidhje me ankesat drejtuar Komisionit për ligjin nr. 37/ 2018 "Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt ' Projektimin dhe realizimin e projektit urban dhe godinës së re të Teatrit Kombëtar'" ( ligji i posaçëm), diskutimet e mbajtura me ekspertë dhe informacionin e ofruar për mënyrë se si ju mendoni të ndryshoni ligjin e posaçëm.
Ne duam të qartësojmë, para së gjithash, se Komisioni nuk ka kompetencë për të vlerësuar përputhshmërinë e Ligjit të Posaçëm me kuadrin ligjor shqiptar në fuqi. Vlerësimi ynë ka të bëjë me përputhshmërinë e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit ( dhe kuadri ligjor relevant) në fushën e ndihmës shtetërore/ konkurrencës ashtu si edhe prokurimit publik.
Përsa i përket rregullave të konkurrencës dhe ndihmës sh- tetërore, është vërejtur që Ligji i Posaçëm vetëm përcakton procedurën për vlerësimin dhe negocimin e kontratës me kompaninë e përzgjedhur, ndërsa përfshirja e ndihmës shtetërore ( veçanërisht kriteri i avantazhit selektiv), do të varet nga kushtet e veçanta e kontratës. Për rrjedhojë, bazuar në informacionin aktual të disponueshëm, nuk është e mundur në këtë fazë për të konfirmuar ose përjashtuar nëse ndihma shtetërore do të përfshihet në transaksionet e parashikuara me kontraktorin e përzgjedhur.
Megjithatë, duke qenë se elementi i ndihmës shtetërore nuk mund të përjashtohet, është e rëndësishme që ky projekt duhet kontrolluar dhe vlerësuar nga Komisioni i Ndihmës Shtetërore. Në këtë aspekt, ju lutem vëreni që Artikulli 71 ( 2) i Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit bën një referencë të qartë për vlerësimin në bazë të kritereve që rrjedhin nga zbatimi i rregullave të konkurrencës së aplikueshme në Bashkimin Europian.
Përsa i përket pajtueshmërisë së Ligjit të Posaçëm me rregullat e prokurimit publik, të përcaktuara në Marrëveshjen e Stabilizim- Asociimit, është e njohur se Artikulli 74 ( 3) i MSA- së i referohet garantimit të aksesit të barabartë të kompanive komunitare për procedurat e dhënies së kontratave në Shqipëri në pajtim me ligjin shqiptar për prokurimet publike dhe jo të drejtën e BE- së. Megjithatë, Artikulli 74 ( 3) bën një reference tek objektivi i dëshirueshëm i palëve për çeljen e procedurave të dhënies së kontratave, në bazë të mosdiskriminimit dhe reciprocitetit. Në këtë kontekst, Ligji i Posaçëm siç është adoptuar, i cili ka parashikuar parazgjedhjen e një kontraktori pa një tender të hapur, ka ngritur shqetësime sa i përket respektimit të parimeve të lartpërmendura, të mosdiskriminimit dhe parimeve të tjera europiane të prokurimit publik, d. m. th. trajtimit të barabartë dhe konkurrencës së lirë.
Prandaj, edhe pse në këtë fazë nuk mund të konstatohet dhunim i MSA- së, shërbimet e Komisionit nxisin autoritetet shqiptare të ndjekin përputhshmërinë me parimet europiane të prokurimit publik dhe të garantojnë akses tregtar jodiskriminues. Në këtë aspekt, shërbimet e Komisionit e mirëpresin angazhimin e autoriteteve shqiptare për amendimin e Ligjit të Posaçëm me qëllim hapjen e një thirrjeje publike për implementimin e projektit zhvillimor të Teatrit Kombëtar, përmes së cilës çdo subjekt privat mund të paraqesë një propozim për projektin. Njëkohësisht, shërbimet e Komisionit duan të theksojnë rëndësinë e përcaktimit të kritereve të qarta, transparente dhe jodiskriminuese për përzgjedhjen e një ofertuesi të suksesshëm në implementimin e Ligjit të Posaçëm. Jemi të gatshëm për çdo shpjegim të mëtejshëm në lidhje me vlerësimin dhe udhëzimin e mësipërm.