Flet mjeku urolog: Zmadhimi i prostatës, mënyrat natyrale të trajtimit
RRreth 50 për qind e meshkujve mbi moshën 50 vjeç vuajnë nga hiperplazia beninje e prostatës ose, thënë ndryshe, zmadhimi i prostatës. Predispozita për të vuajtur nga kjo sëmundje është e lidhur me moshën. Të dhënat tregojnë se më shumë se 80 për qind e atyre që janë në pragun moshor 70 deri në 80 vjeç vuajnë nga zmadhimi i prostatës. Lajm i mirë është se një dietë e pasur me vitamina dhe minerale të caktuara mund të përmirësojë ndjeshëm shëndetin tuaj dhe të ulë rrezikun për BPH. Duke qenë se mbipesha është një tjetër faktor rreziku për zhvillimin e kësaj patologjie, përzgjedhja e produkteve ushqimore është gjithashtu një mënyrë e shkëlqyer për të hequr kilet e tepërta në të njëjtën kohë edhe për të reduktuar rrezikun e vuajtjes nga hiperplazia beninje e prostatës. Mjeku urolog Rezart Xhani na njeh në mënyrë të detajuar mbi këtë sëmundje, simptomat e saj, faktorët e riskut, si edhe dietën ushqimore. Qumështi, ushqimet e pasura me amina si p. sh buka, makaronat, picat, patatet, orizi, sipas doktorit, bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “listë e zezë”. Përkundrejt tyre rekomandohen produkte ushqimore të pasura me vitaminë D dhe kalcium, të cilat konsiderohen aleate për mbrojtjen e prostatës.
MBI PROSTATËN
Prostata është një organ, i cili përbëhet nga ind fibro- muskular dhe gjëndra, ka përmasat e një gështenje dhe ndodhet përreth uretrës dhe poshtë vezikës urinare. Ky organ është i rëndësishëm sepse prodhon likidin seminal. Hiperplazia beninje e prostatës është zmadhimi i prostatës, i cili shkakton simptoma obstruktive apo inflamatore. Sa e përhapur është kjo patologji?
Janë të shumtë pacientët e prekur nga kjo sëmundje, 10– 15 për qind mbi moshën 40 vjeç dhe pothuajse 80% mbi moshën 70 vjeç.
Cilat janë shenjat e para që dëshmojë se ka filluar hiperplazia beninje e prostatës?
Janë simptomat obstruktive, pacienti ka vështirësi në zbrazjen e vezikës urinare dhe urinon shpesh dhe pak, ose simptoma inflamatore, që çojnë në urinimin gjatë natës ( nikturia) dhe kjo shoqërohet me djegie gjatë urinimit apo urgjencë në urin-
im. Problemi qëndron te fakti që me kalimin e kohës këto simptoma të patrajtuara mund të shkaktojnë probleme me ereksionin.
Cilët janë faktorët që e favorizojnë shfaqjen e hiperplazisë beninje të prostatës?
Faktori kryesor është hormoni i dihidrotestosteronit, i cili lidhet me receptorë të pranishëm në indin prostatik, duke bërë të mundur zmadhimin e saj. Dihidrotestosteoni është metabolit i testosteronit, i cili shndërrohet në këtë hormon nëpërmjet një enzime të quajtur 5- alfa- reduktaza. Kjo enzimë është shumë e rëndësishme për rritjen e organeve mashkullore te fëmija.
Si është e mundur që kjo enzimë, e cila i shërben fëmijës për rritjen e organeve mashkullore dhe për t’u bërë adult, të shfaqet edhe në moshë të madhe?
Është mënyra e të ushqyerit, e cila e prodhon këtë enzimë në një moshë të madhe, kur në fakt ne nuk kemi më nevojë për këtë enzimë. Kështu, p. sh në popullatat orientale apo amerikanët kjo patologji ishte e panjohur. Vetëm në kohët e sotme, kur ushqimet që konsumojnë kanë ndryshuar, kjo
sëmundje është rritur në mënyrë eksponenciale. Cilat janë ushqimet, të cilat shkaktojnë hiperplazine beninje të prostatës?
Kryesisht qumështi, buka, makaronat, picat, patatet, orizi. Ndërkohë, popullatat orientale përdornin orizin në sasi shumë të vogël. Pra, ushqimet më të konsumuara aktualisht në Shqipëri janë më të dëmshmet?
Për fat të keq po, do të doja shumë të ishte e kundërta sepse janë ushqime të shijshme, por kjo nuk është e vërtetë. Si e shkaktojnë këto ushqime hiperplazine prostatike?
Për sa i përket qumështit, është faktori i rritjes IGF- 1, i cili lejon rritjen e shpejtë të vicit kur pi qumësht nga nëna, pikërisht IGF- 1 prodhon enzimën 5- alfa- reduktazë,