Nga droga te pasuria e familja, apeli i Majkos në PS: Mos përfundoni si shokët e Qemal Stafës
DITA E DEMOKRACISE, MESAZHET E METES E LU- SE. ANALIZA E KRASNIQIT: DEPUTETET DEKLARONIN 280 BOTIME, SOT 180 MAKINA
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, shprehet se demokracia nuk është e dhënë njëherë e përgjithmonë dhe nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë.
Në Ditën e Demokracisë, Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë një mesazh për ruajtjen dhe mbrojtjen e demokracisë. Në një shënim në faqen e tij në “Facebook”, kreu i shtetit kërkon që të jenë të rinjtë ata që duhet të udhëheqin proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit. “Demokracia nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë. Demokracia nuk vjen si dhuratë dhe as qëndron si e tillë”, shkruan kreu i shtetit. Sipas tij, kombi shqiptar ka vuajtur prej vitesh nga mungesa e demokracisë dhe i kërkon rinisë që të udhëheqë proceset demokratike për rrugën drejt familjes europiane. “Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas stan- dardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj. Rinia e sotme, me shpirtin e lirë, energjinë, guximin e kurajon e saj, të udhëheqë proceset demokratike për europianizimin e plotë të vendit”, përfundon mesazhin e tij Presidenti Meta. Një masazh të fundit si ambasador për demokracinë, ka dhënë dhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Përmes një statusi në faqen zyrtare të ambasadës, Lu shkruan se demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. “Demokracia është diçka që na bashkon të gjithë ne, amerikanë dhe shqiptarë. Është e rrëmujshme. Është e komplikuar. Dhe shpesh është e mbushur me konflikte dhe polemika, por në fund demokracia na garanton, liritë që i konsiderojmë kaq të vyera”, shkruan Donald Lu. Donald Lu largohet nga Shqipëria, ndërsa në vendin e tij pritet që të vijë ambasadore e re, Kathleen Ann Kavalec. Pak ditë më parë, gjatë një interviste televizive, ambasadori Lu duke folur për fuqinë e demokracisë së brendshme, kërkoi bashkim të të gjitha forcave në Partinë Demokra- tike. “Mendoj se zoti Basha ka ofruar udhëheqje në partinë e tij, por besoj edhe që një parti që të jetë e suksesshme duhet të jetë e bashkuar. Prandaj, unë i kam këshilluar të gjithë miqtë e mi, të cilët punojnë në Partinë Demokratike, dhe së fundmi edhe në LSI, se është shumë e rëndësishme që opozita të shfaqë një front të bashkuar. Dhe që ata njerëz, të cilët e ndiejnë veten mënjanë partisë, sidomos asaj Demokratike, të gjejnë rrugën sërish brenda partisë. Partia Demokratike është një pjesë krenare dhe e fuqishme e kësaj demokracie dhe ajo duhet të ketë sukses që edhe demokracia të ketë sukses”, u shpreh ambasadori Lu.