FATION BINJAKU Kuvendi ndryshon ligjin për Teatrin e ri, gara e hapur për kompanitë
Zbardhet procedura e negocimit, kompanitë do listohen nga Komisioni, nëse njëra tërhiqet, vazhdon kompania dytë
Partia Socialiste ka miratuar dje vetëm me votat e saj ndryshimin e dekretit të Presidentit për ligjin që i hap rrugën prishjes së Teatrit Kombëtar.
Shumica nuk hartoi një projektligj të ri, por ndryshoi ligjin e miratuar një herë nga Parlamenti, nismë e cila u rikthye me dekret nga Presidenti. Ndërkohë që në ndryshimet e lexuara dje nga deputeti i PS- së, Ilir Beqaj, maxhoranca ka plotësuar kërkesat e Brukselit, duke hapur garën për kompanitë e tjera që do të duan të ndërtojnë godinën e Teatrit të ri Kombëtar. Në draftin e kthyer nga Presidenti, kompania vetme në garë ishte "Fusha shpk", ndërkohë që në ndryshimet e miratuara dje është futur koncepti i kompanive private. Po ashtu dhe thirrja e hapur për të marrë pjesë në garë. "Thirrje e hapur", është ftesa e hartuar nga Komisioni për palët private që janë të interesuara për të paraqitur një propozim për realizimin e projektit te? zhvillimit te? zonës se? Teatrit Kombëtar, duke përfshirë projektimin, ndërtimin dhe dorëzimin e godinës se? re te? Teatrit Kombëtar, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuara në këtë ligj", thekson amendamenti. Në ndryshimet e reja është shtuar një nen i ri, i cili specifikon se çfarë duhet të ndërtojnë kompanitë që do të garojnë. "Godina e Teatrit përfshin ndërtimin e objektit, mobilimin e brendshëm, instalimet teknologjike të skenave, instalimet audio/ video, si edhe të çdo elementi tjetër të nevojshëm për një teatër bashkëkohor dhe modern dhe ndërtimi i objektit, aksesi dhe shërbimet për publikun, duke garantuar sipërfaqen aktuale funksionale përreth ndërtimit të ri", thekson amendamenti. Një tjetër pikë që pëson ndryshim është heqja emrit të kompanisë "Fusha" nga ligji aktual.
PROCEDURAT Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, bashkia do të shpallë thirrjen për kompanitë e interesuara për të qenë pjesë e garës për ndërtimin e teatrit të ri. Kompanitë do të vlerësohen nga Komisioni, në të cilin është pjesë edhe bashkia edha aktorët. Ndërkohë që kriteret do dalin me vendim qeverie. "Çdo palë private e interesuar mund të paraqesë projektin për zhvillimin e Zonës së Teatrit dhe të depozitojë dokumentacionin përkatës pranë Bashkisë Tiranë, brenda 45 ditëve nga dita e publikimit të njoftimit", thekson amendamenti i dekretit. Ofertat do të vlerësohen nga bashkia dhe firmat garuese do të listohen sipas ofertave. "Komisioni vazhdon negociatat me palën private, që është renditur e para në klasifikimin e shpallur prej tij, deri në dërgimin e projekt- kontratës dhe relacionit përmbyllës të negociatave te kryetari i bashkisë ose personi i autorizuar prej tij. Kur pala private e përzgjedhur nuk vazhdon negociatat me Komisionin brenda një afati prej 5 ditësh, atëherë Komisioni fton për negociata palën private të klasifikuar i dyti", thekson amendamenti.