TABELA NE TIRANE Harta e çmimeve, si ka ndryshuar vlera e pronës
Tabela e çmimeve për Tiranën, përgjysmim i vlerës së tokës në zonën e ish- Bllokut e në qendër. Rritje në zonat periferike
Zbardhet harta zyrtare me vlerën e pronave në Tiranë. Si ka ndryshuar çmimi për metër katror në pesë vite. Zonat që janë vlerësuar më shumë
Hera e fundit kur qeveria ka vënë dorë në hartën e çmimeve të trojeve për 12 qarqe të vendit, ka qenë në 2016.
Përgjatë dy viteve të fundit nuk ka pasur asnjë vendim të ri për përditësim të vlerave të pronës, duke lënë në fuqi çmimet e vjetra, të cilat vazhdojnë edhe sot të shërbejnë si referuese për dy procese të rëndësishme, siç janë kompensimi i pronarëve dhe legalizimet.
NDRYSHIMI I ÇMIMEVE
Zyrtarizimi i hartës së re në shkurt të 2016 u shoqërua me jo pak polemika, duke qenë se përkonte edhe me miratimin e ligjit të ri të pronave. Ata që reaguan duke i kontestuar çmimet e reja ishin shoqatat e pronarëve. Sipas tyre, vlerat e trojeve që pasqyroheshin në dokumentin qeveritar ishin shumë herë larg vlerave reale të tregut dhe se një gjë e tillë do të reflektohej në masën e kompensimit, duke e ulur ndjeshëm atë. Por, si kanë ndryshuar çmimet e tokës në kryeqytet nga viti 2013 deri më sot? Qartësisht vihet re edhe nga tabela se në pesë vitet e shkuara zona e ish- Bllokut, qendra dhe zona e TVSH- së, të cilat përkojnë me zonat kadastrale 8150, 8370, 8380, 8350, 8360 dhe 8270 janë çmuar më tepër. Një vit më vonë, atëherë kur nisi të hidheshin bazat për ligjin e ri të legalizimeve dhe pronave, Qeveria, në mënyrë drastike, përgjysmoi këto vlera. Kështu, një metër katror në këto zona nuk do të kushtonte më 120 000 lekë, por vetëm 57 126 lekë. Një vit më vonë, vlera sërish ndry- shoi, por ende larg asaj që ishte në 2013- n. Ndërkohë, nuk ka ndryshuar shumë vlera e pronës për zonat informale dhe kjo jo pa qëllim, duke qenë se aty përqendrohet pjesa më e madhe e ndërtimeve informale. Sa u takon zonave që kanë njohur rritje, mund të veçojmë zonën e Medresesë dhe ish- Kinostudio. Në këtë të fundit, vlera e pronës është dyfishuar, përkatësisht nga 13 500 që ka qenë, është bërë 30 196 lekë.
PRONARËT
Vlerat e miratuara vit pas viti nga Qeveria kanë ngjallur pakënaqësi në radhët e pronarëve, duke qenë se masa e përfitimit varet nga këto çmime, të cilat shërbejnë si referuese për llogaritjen e kompensimit. Kujtojmë që me ligjin e ri vlerësimi bëhet bazuar në zërin kadastral, që prona ka pasur në momentin e konfiskimit, ndërsa çmimet janë ato të 2015- s. Për pronarët ka vetëm një hartë të pranueshme dhe ajo është harta e 2008- s. Këto çmime aplikohen edhe nga Gjykata e Strasburgut në çdo vendim të dhënë.