TAKIMI ME TRUMP
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Nju Jork, homologun e tij serb, Ivica Daciç, në kuadër të një takimi me kryediplomatët e shteteve ballkanike. Pacolli ndodhet në nju Jork bashkë me Presidentin Hashim Thaçin dhe me Kryeministrin Ramush Haradinajn, duke ndjekur punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB- së. Sipas Pacollit, ekonomia do të sillte zgjidhje në dialogun me Serbinë, më shumë sesa që do të mund të arrinte politika. Në lidhje me dialogun me Serbinë, nënvizoi se "Nëse do përqendrohemi vetëm te zgjidhjet politike, do ketë ngecje. Zgjidh- Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli, në “Facebook” ka publikuar një foto, që e paraqet atë duke u përshëndetur me Presidentin e SHBA- së, Donald Trump. “Kënaqësi të takohem përsëri me Presidentin Trump”, ka shkruar ministri i Jashtëm i Kosovës. Pacolli nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij takimi të shpejtë në Nju Jork. ja është tek ekonomia, te mirëqenia e fëmijëve dhe familjeve tona". Komisioneri për Zgjerim, Johannes Hahn, u takua me Pacollin ku folën për avancimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. "Shprehem rëndësinë e ecjes përpara të dialogun me Serbinë. Një zgjidhje gjithëpërfshirëse e obliguar për të dyja palët do të jetë e nevojshme për gjithë rajonin. Kosova gjithashtu është afër liberalizmit pas dritës së gjelbër nga Komisioni Evropian. Qëndroni të fokusuar!", ka shkruar Hahn. Ndërsa Daçiç tha se arritja e një zgjidhjeje për çështjen e Kosovës është prioritet kombëtar për Serbinë. Daçiç ka thënë se Serbia është pro mbrojtjes së ligjit ndërkombëtar dhe ruajtjes së paqes e sigurisë ndërkombëtare. Kosova dhe Serbia janë duke bërë përpjekje për gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare përmes dialogut në Bruksel. Dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç, kanë propozuar korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si zgjidhje, por kundërshtimet janë të forta nga të dy popujt dhe opozitat përkatëse. Ndërkohë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ishte duke folur para gazetarëve, kur Pacolli i është afruar për ta përshëndetur. Brnabiq e ka pyetur Pacollin se ku ka marrë leje për të hyrë brenda ndërtesës së OKB- së, ku Kosova nuk është anëtare.
Pacolli është përgjigjur: "E kam marrë nga ju". Brnabiq pranoi se atë nuk e pyet askush atje.