Konfuzioni si garant i pushtetit

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - GRIDA DUMA

Urtësiapopullore e shpreh akoma më mirë titullin e këtij artikulli– ujku mjegull do. Prodhuesit e mjegullës dhe konfuzionit e dinë mirë se nëse ia dalin mbanë, librat e shkollës do lëvdojnë bëmat e tyre. Sepse historia nuk shkruhet kurrë nga viktimat e hedhura anash rrugës që “të fortët” shtrojnë për të. U bë më shumë se një dekadë që dy fanarët ndriçues të...

Pushteti sot është mekanizmi që ka shkëmbyer ndërmjetësit e politikës me sekserët e krimit. Opozita ndaj tij nuk është çantë privilegjesh; sekserët janë shumë më efektivë në sigurimin e tyre. Nuk është kënaqësi; makineria e krimit e ka gati për secilin dozën e saj të baltës. Nuk është as thjesht një rol që luhet, sepse të ka rënë për pjesë. Opozita nuk ka privilegje ruletash që nuk i japin fund marrëzisë, për natyrë të vet është marrëzisht kulmimi i përgjegjësisë

qeverisjes shqiptare – Edi Rama dhe Erion Veliaj – prezantohen nëpër botë si dy histori suksesi. Këto suksese paralele janë shinat mbi të cilat ecën një Shqipëri e “rilindur”.

Por, nëse faktet do flisnin vetë, vështirë se do të gjendej ndonjë shqiptar që do të donte të udhëtonte me linjën Rama – Veliaj drejt lumturisë. Faktet nuk janë vetëm kokëfortë. Nuk janë thjesht të heshtur. Faktet janë edhe memecë. Duhet guxim, forcë, përvojë dhe mbi të gjitha, duhet informacion për të lexuar faktet. Faktet sot nuk flasin. Atyre u mbyllet goja, me hir apo me pahir – si jo pak dëshmitarëve të drejtësisë. Atyre u priten udhët, - nga jo pak deputetë dhe njerëz të veshur me pushtet. Fakteve u hidhet baltë përsipër, kur ato i paraqet opozita – me argumentin se “të gjithë janë njësoj”.

Faktet e Shqipërisë mbulohen përditë nga një landfill mbeturinash informative. Ata pak gazetarë të mirëfilltë që gërmojnë për të gjetur informacion, pushteti i trajton aspak më mirë sesa Ardit Gjoklajn, fëmijën që deshi të punonte me nder për jetën e vet dhe që në këmbim ia morën edhe atë.

Faktet, qindra- mijëra shqiptarë që kanë braktisur një vend ku nuk ushqejnë dot as veten, as shpresën, janë mes nesh. Nuk ka njeri sot, me pozitë apo në opozitë, që të mos ketë humbur një mik, një familjar, një të njohur, në valën gjigante të emigracionit që zbraz Shqipërinë, po aq fort sa Sirinë, po aq fort sa Libinë. Nuk ka sukses të Edi Ramës në luftën kundër marrëzisë apo të Erion Veliajt në luftën kundër hipokrizisë, që të mbulojë me fashë televizive indin e sëmurë të realitetit.

Kur ky realitet nuk mbulohet dot më, edhe pse goja me të cilën flasin faktet “çuditërisht” është mbyllur, timonieri i madh i Shqipërisë dhe timonieri i vogël i Bashkisë, zbulojnë asin e zakonshëm nën mëngë: Fajin e ka opozita. Tritolin në oborrin e Xhisielës e vuri opozita. E inkriminuar deri në rrënjë për krimin e organizuar është opozita. Policinë e Shtetit e lufton opozita. Teatrin Kombëtar do ta shembë opozita. Integrimin e Shqipërisë e mban peng opozita, aktorët dhe faktorët i prodhon opozita. Kjo opozitë, kaq e dobët dhe qesharake, madje dhe e paturpshme kur akuzon dhe e pabesë kur proteston, por njëkohësisht kaq kriminale, sa ka marrë më qafë një vend të tërë dhe Ramën brenda.

Por a nuk është kjo, zonja dhe zotërinj të veshur me pushtet, pasqyra besnike e asaj që jeni vetë?

Çfarë fsheh në vetvete konfuzioni i madh që rrethon sot shqiptarët? A nuk kemi ditë të tëra që flasim për telenovela dhe histori pasioni, dhune, tritoli dhe gënjeshtre me yje të muzikës dhe familje të pushtetit? A nuk kemi ditë të tëra që flasim për histori filmash në malavitën shqiptare dhe telenovela kërcënimesh pushtetarësh, që përgjojnë ditë e natë se mos faktet do të flasin edhe vetë? Pse ky konfuzion? Kujt i intereson ai? Çfarë i dëmton realisht sot shqiptarët? I dëmton spektakli i Tërmetit, epopeja e Rrahjes, incidenti i Shukriut, kravata e Ramës, badigardi i Elvanës, ‘ minat’ e Alketës apo rritja e heshtur e çmimit të naftës? I dëmton një grup prej 40 deputetësh të gjykuar të opozitës apo mbi 1 miliard euro koncesione që kënaqin miqtë e pushtetit? I dëmton vetura e re e Xhisielës apo autobusët e mbushur dinga të Unazës? I dëmton “politizimi” i protestave për dhunën ndaj grave, apo fakti që dhuna ndaj grave dhe dëshmitarëve të drejtësisë sot bën kërdinë? Çfarë i dëmton shqiptarët sot? Akuzat e opozitës apo propaganda e qeverisë? Teatri Kombëtar i Shqipërisë, apo Turbina e Partisë? A i dëmton sot shqiptarët fakti që i pari i vendit mbyll gojën për Kosovën pikërisht atëherë kur duhet të flasë? Fakti që njeriu që flet dhe ligjëron në lidhje me gjithçka, atëherë kur duhet vendos të mos thotë asgjë?

Por, në një situatë të tillë, si të qeverisim? Një situatë tejet e komplikuar për një njeri të ndershëm, zgjidhet lehtë nga dikush që do të përfitojë prej saj. Nuk i qeverisim dot mirë shqiptarët?

Atëherë , le t’i gënjejmë paturpësisht.

Le t’u themi që Kosova është në duar të mira dhe situata e saj do të zgjidhet vetë;

Le t’u themi që Tirana është kryeqyteti më i bukur në botë, që ka sheshin më të bukur në botë;

Le t’u themi që Shqipëria është njëkohësisht parajsë për turistët dhe magnet për investimet;

Le t’u themi atyre që në Shqipëri e djathta nuk është e djathtë, por e shitur tek e majta dhe se kur e djathta sillet si e tillë, atëherë ajo është thjesht nacionaliste dhe populiste;

Le t’u themi atyre që Kryeministri është një artist i respektuar dhe kryebashkiaku i kryeqytetit një djalë i mirë;

Le t’u themi se shokët dhe shoqet në krye të vendit janë ata që kanë qenë gjithmonë – gju më gju me popullin, me hallexhinjtë, me klasën punëtore, sindikatat, studentët dhe me të varfrit që i shtyp me këmbë tregu kapitalist;

Le t’u themi shqiptarëve se fajin e ka në rend zbritës PD- ja, opozita, si dhe aktivistët kinse të pavarur që mbrojnë Teatrin, por që në fakt janë të shitur kokë e këmbë;

Le t’u themi atyre se opozita është ose destruktive, ose e shitur, dhe se meqë ajo është ose kështu, ose ashtu, rrugë tjetër nuk ka dhe s’ka as pse të ketë;

Le t’u themi atyre se Kryeprokurorja e Përkohshme e Përgjithshme është një engjëll i drejtësisë i rënë nga qielli, që heton gjithçka; nga ministri i Brendshëm i mëparshëm, te ministri i Brendshëm i tanishëm, nga shem- bja e godinës së Teatrit Kombëtar, te dhënia e kombit me koncesion; nga heroina te kokaina, nga Babalja tek Alizoti, nga Alizoti te Xhisiela, nga Xhisiela te Elvana dhe në fund, pasi sistemi të pastrohet nga gjyqtarët e korruptuar, do kemi mirëqenie dhe lumturi për të gjithë;

Le t’u themi shqiptarëve se tani që hymë në NATO, në respekt të Aleancës Veriatlantike ky vend zhvillon vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe, nëse ndonjë, disa qindra, disa mijëra apo dhjetëra- mijëra fatkeq e shesin votën për 50 apo më pak euro, për ndonjë nder më shumë apo një kërcënim më pak, kjo nuk e cenon, dhe nëse sadopak e cenon, aspak nuk e ndikon rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

Le të flasim kështu. Nëse dëgjohemi vetëm ne, ata do ta besojnë.

Por çfarëdo të zgjedhin të bëjnë sikur besojnë shqiptarët, fakti që ulëret në heshtje është që: Shqipëria është marrë peng. Me fytyrë të marrë që ia trukojnë nëpër ekrane, me tru të mpirë që ia shokojnë me presione.

Dhe përballë saj, ka ende njerëz që pyesin a jemi opozitë e fortë apo jo që e mban peng Ramën e penguar?!

Koncesionet dhe oligarkët e Shqipërisë nuk janë shpikje e opozitës - janë fytyra njerëzish dhe blloqe sekserësh. Janë realitete që maten me qindra- mijëra metra katrorë dhe miliarda dollarë: paratë që bënë me drogë për disa vjet, do t’ua zhvatin shqiptarëve për disa dekada, duke u shitur shtrenjtë shtëpi, shërbime dhe duke i dhënë vetes të tjera koncesione.

Kazinotë në çdo cep pallati janë fakt i një shteti xhepist, që si shushunjë merr dhe dhjetëmijë lekëshin e vetëm që ka hallexhiu që shpresën e ka varur ta bëjë njëzet mijë në ruletën e jetës, ku është varur fundi i mundësisë sepse nuk i erdhi kurrë fundi marrëzisë.

Ata që besojnë mrekullitë që nuk do t’i përjetojnë kurrë, do të jetojnë përgjithmonë mes dy botëve. Pushteti është i ngopur, i papërballueshëm, i vetëkënaqur; si mund t’i kërkojë llogari shqiptari qeverisë ç’po bën për Kosovën, kur nuk e di a mund të sigurojë një ngastër varr për vete?

Pushteti sot është mekanizmi që ka shkëmbyer ndërmjetësit e politikës me sekserët e krimit. Opozita ndaj tij nuk është çantë privilegjesh; sekserët janë shumë më efektivë në sigurimin e tyre. Nuk është kënaqësi; makineria e krimit e ka gati për secilin dozën e saj të baltës. Nuk është as thjesht një rol që luhet, sepse të ka rënë për pjesë. Opozita nuk ka privilegje ruletash që nuk i japin fund marrëzisë, për natyrë të vet është marrëzisht kulmimi i përgjegjësisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.