Panorama (Albania)

Kryemadhi thirret në Prokurori: Fundi i pushtetit

-

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, thirrjen e saj në Prokurori për rastin “Xhisela”, e cilëson si fundin e këtij pushteti, ndërsa akuzon prokuroren e Përgjithsh­me të përkohshme Arta Markun dhe prokuroren e Krimeve të Rënda si vegla të shurdhra të Kryeminist­rit Rama. Përmes një postimi në “Facebook”, Kryemadhi shkruan se frika që ka pushtuar maxhorancë­n tashmë nuk njeh më asnjë barrierë ligjore. “Në kohën kur krimi është shtrirë në çdo segment të qeverisë së Rilindjes, Prokuroria thërret për të dëshmuar kryetarin e opozitës. Në kohën kur kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS- së është dukshëm dhe faktueshëm i përfshirë në afera kriminale, Arta Marku dhe Donika Prela, në shurdhësi dhe verbëri kriminale zbatojnë urdhrat e Edi Ramës, duke shënuar fundin e një shteti normal dhe duke firmosur regjimin kriminal dhe të diktaturës mafioze të tij. Ky i fundit, edhe pse në krye të Prokuroris­ë ka kukullat e veta, sërish nuk paraqitet për t’u përballur me akuzat dhe denoncimet që opozita ka dorëzuar për të. Sepse Edi Rama u frikësohet jo vetëm padive të opozitës në Prokurori, por edhe vetë atyre që ka emëruar atje”, shkruan Kryemadhi. Sipas saj, pushtetin e ka pushtuar frika duke mos njohur asnjë barrierë ligjore për ta mbajtur atë në këmbë. “Vajtja e sotme e kryetarit të opozitës në Prokurori është shenja e fundit e qartë se ky pushtet ka rënë! Frika që i ka pushtuar tashmë nuk njeh më asnjë barrierë ligjore. Dhe për këtë, përgjegjës­i do të mbajnë të gjithë ata që sot drejtojnë Policinë dhe Prokurorin­ë me porositë e Edi Ramës dhe të vasalëve të tij. Askush mos të mendojë dhe shpresojë se shërbimi antiligjor që po iu bëhet personave të veshur me pushtet politik dhe që mbajnë përgjegjës­i direkte për vepra kriminale, do të mbetet pa u ndëshkuar”, shkruan kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi, në “Facebook”.

 ??  ?? Monika Kryemadhi
Monika Kryemadhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania