Panorama (Albania)

Masakrohet me thika 30- vjeçari, dyshohet për grabitje

Qëndroi i plagosur në rrugë për 30 minuta duke kërkuar ndihmë

- ETLEVA DELIA

Një 30- vjeçar është masakruar me thika mbrëmjen e së enjtes në Yzberisht të Tiranës dhe ka ndërruar jetë dje në orët e para të mëngjesit.

Viktima është Holdi Hajdari, 30 vjeç, dhe paraprakis­ht dyshohet se është sulmuar brenda banesës së tij nga një 25- vjeçar, që është shpallur në kërkim nga Policia. Pista e parë e grupit hetimor është ajo e një sulmi të mundshëm për grabitje, megjithëse nuk përjashtoh­et edhe ndonjë konflikt i momentit që viktima mund të ketë pasur me autorin. Dëshmitarë­t treguan dje se viktima është plagosur rëndë në ambientet e banesës së tij, ku jetonte i vetëm, ndërsa ashtu i gjakosur ka dalë në rrugë duke kërkuar ndihmë. Por për afro 30 minuta ai ka qëndruar i shtrirë në asfalt në gjendje të rëndë, derisa është konstatuar nga kalimtarët që kanë lajmëruar ambulancën. Plagët kanë qenë shumë të rënda dhe veç kësaj, mjekët thanë se i riu kishte humbur shumë gjak e kjo e ka rënduar edhe më shumë gjendjen e tij, duke sjellë vdekjen e tij në orët e para të mëngjesit. Burimet thanë se përleshja ka ndodhur brenda shtëpisë, ku veç gjurmëve të gjakut, një thike dhe portofolit të boshatisur të viktimës, janë gjetur edhe shiringa dhe mbetje lëndësh narkotike. Në këto rrethana, burimet thonë se masakrimi me thikë i 30- vjeçarit Hajdari mund të ketë ndodhur për dy arsye. E para lidhet me një grabitje të mundshme, pasi i ati që punon në Greqi i kishte nisur një shumë parash, ndërsa e dyta lidhet me ndonjë konflikt të mundshëm për çështje droge. Kjo, nisur edhe nga fakti se aty janë gjetur shiringa që përdoren për injektimin e lëndës narkotike. “Shërbimet e Policisë identifiku­an dhe shpallën në kërkim shtetasin M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, mbrëmjen e së enjtes në rrugën ‘ Bego Hoxha’ në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin Holdi Hajdari, 30 vjeç, i cili mëngjesin e djeshëm ndërroi jetë në spital. Po punohet intensivis­ht për kapjen e tij”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Vendi i ngjarjes
Vendi i ngjarjes
 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja
 ??  ?? Portofoli i viktimës në vendngjarj­e
Portofoli i viktimës në vendngjarj­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania