Gjykata e Prishtinës liron “Babalen”, avokati: Nuk ka kërkesë për ekstradim

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Gjykata e Prishtinës ka vendosur ditën e djeshme që të lirojë nga paraburgimi Albert Veliun, i cili është në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Shqipëri për “kallëzim të rremë”. Bëhet fjalë për audio- përgjimin e publikuar nga PD më 14 maj, ky dyshohej se implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kështu, 24 orë pas arrestimit, Albert Veliu, që dyshohet se ka orkestruar audio- përgjimin, është liruar dhe kthyer përsëri në qendrën e azilantëve në Prishtinë, ku është në pritje të marrjes së një përgjigjeje për kërkesën e tij për strehim politik. Avokati i tij, Tomë Gashi, tha për “Panorama”, se ende nuk ka një kërkesë për ekstradimin e tij. “Deri më tani ka vetëm një urdhërarrest për të nga ana e autoriteteve shqiptare, ndërsa kërkesa për ekstradim nuk ka ardhur”, tha ai. Albert Veliu është nën hetim në Shqipëri edhe për kalim të paligjshëm kufiri, ndërsa Gashi konfirmon se në Kosovë nuk ka një procedim të tillë. Kjo do të thotë që edhe nëse vjen kërkesa për ekstradim, nuk ka ngarkesa penale që mund ta pengojnë ekstradimin, përveç kërkesës për strehim politik. Gashi i qëndron ende idesë se klientit të tij i kanoset jeta në Shqipëri.

Albert Veliu ( djathtas) me avokatin Gashi pas lirimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.