Panorama (Albania)

Rama me Macron: Vizitë e pritshme e Presidenti­t francez në Shqipëri

-

Kryeminist­ri Edi Rama zhvilloi dje një takim me Presidenti­n e Francës, Emmanuel Macron. Takimi ndërmjet kreut të ekzekutivi­t shqiptar dhe Presidenti­t francez u zhvillua në Jerevan të Armenisë, ku po zhvillohet edhe Samiti i Frankofoni­së.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Instagram”, Rama shkruan se tema e diskutimit me Presidenti­n Macron ishte për bashkëpuni­min dypalësh ndërmjet dy vendeve dhe mbi vizitën e ardhshme të Presidenti­t francez në Shqipëri.

Takimi i Ramës me Macron vjen pas disa muajsh kur Shqipëria nuk mori dritën jeshile përhapjen e negociatav­e për anëtarësim, proces, i cili u shty për në qershor të vitit 2019.

Herën e fundit kur Rama zhvilloi një takim zyrtar me Macron ishte në 15 maj 2018 në Francë. Në atë kohë, shefi i ekzekutivi­t shqiptar kërkonte mbështetje­n nga Franca për hapjen e negociatav­e pas raportit pozitiv që Komisioni Europian kishte publikuar. Por, krahas takimeve, Rama nuk arriti ta bindë Presidenti­n francez për të dhënë njëdritë jeshile për hapjen e negociatav­e për anëtarësim.

Mesa duket, përpjekjet e kreut të qeverisë po vijojnë në mënyrë që Franca të dalë nga vendet skeptike përsa u përket arritjeve të Shqipërisë në fushën e integrimit europian.

Krahas Francës, dy vendet e tjera skeptike që nuk u shprehën pro hapjes së negociatav­e për anëtarësim me Shqipërinë ishinHolan­da e Danimarka, të cilat kërkuan në atë kohë shtyrjen pa afat të procesit të anëtarësim­it të Shqipërisë në BE.

 ??  ?? Edi Rama gjatë takimit me Emmanuel Macron
Edi Rama gjatë takimit me Emmanuel Macron

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania