Panorama (Albania)

Negociatat, Soreca: Rezultate konkrete në luftën kundër krimit

-

Bashkimi Europian kërkon rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it, në mënyrë që të vijojë i sigurt rrugëtimi për hapjen e negociatav­e për anëtarësim. Këtë pohim bëri ambasadori iri i BE- së në Tiranë, Luigi Soreca, gjatë takimit me Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ambasadori Soreca nënvizoi gjatë takimit se tetë muajt e ardhshëm janë vendimtarë për Shqipërinë. "Objektivi i BE- së është i qartë, Shqipëria duhet të jetë në BE dhe për këtë po punojmë të gjithë. Por për këtë duhen rezultate konkrete, sidomos në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsion­it", tha Soreca. Krahas kësaj, ambasadori i BE- së u ndal edhe te Reforma në Drejtësi, duke kërkuar më shumë angazhim për krijimin e organeve të reja në sistemin e drejtësisë. "Reforma në Drejtësi po lavdërohet për kurajën dhe përgjegjës­inë që po demonstroh­et për zbatimin e saj. Vetingu po funksionon, por është shumë e rëndësishm­e të krijohen organet e reja të sistemit dhe për këtë duhen shtuar përpjekjet". Një pikëtjetër e bashkëbise­dimit ndërmjet Ruçi dhe Sorecas ishte edhe çështjae Reformës Zgjedhore ku u nënvizua nevoja për një kompromis politik. "Përsa i përket Reformës Zgjedhore, ajo po shkon drejt përfundimi­t, por për këtë duhet që partitë të mbështesin më shumë Komisionin e Reformës dhe të arrijnë një kompromis në të mirë të vendit", tha ambasadori i BE- së në Tiranë. Nga ana e tij, Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të përmbushur të gjitha rekomandim­et për hapjen e negociatav­e më qershor të vitit 2019. "Kuvendi është i angazhuar për realizimin e të gjitha detyrimeve të tij për kurorëzimi­n me sukses të hapjes së negociatav­e në qershor 2019. Pas publikimit të raportit me rekomandim­et e Komisionit Europian për Shqipërinë, në maj 2018, Kuvendi hartoi Planin e Veprimit me 6 objektiva dhe 46 masa për realizimin e tyre", tha në takim Kryetari i Kuvendit.

 ??  ?? Gramoz Ruçi dhe Luigi Soreca
Gramoz Ruçi dhe Luigi Soreca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania