Panorama (Albania)

Babë e bir plagosin me armë të riun, u zuri rrugën me kamion

-

TIRANE – Një 18- vjeçar është plagosur me armë zjarri dje në Tiranë, pas një konflikti që ka pasur me dy persona, babë e bir, të cilët i kanë kërkuar shpjegime se përse u zuri rrugën me kamion. I plagosuri është Mikel Shira, i cili ndodhej si pasagjer në kamionin që drejtohej nga shoku i tij. Ai ka marrë një plagë arme zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës. Ndërsa autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, sipas Policisë janë shtetasit Abedin dhe Steljo Ismailati, 56 e 22 vjeç, babë e bir. Policia deri tani ka arrestuar 56- vjeçarin Abedin Ismailati, duke sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale edhe një pistoletë që është gjetur në vendin e ngjarjes, me të cilën dyshohet se është plagosur adoleshent­i. Ndërsa mbrëmjen e djeshme është shoqëruar edhe djali i tij, Stel- jo Ismailati, si bashkautor të ngjarjes. Burime nga grupi hetimor thanë se debati mes autorëve dhe të plagosurit ka nisur për motive banale në një rrugë të ngushtë në zonën e Selitës në Tiranë. Babë e bir, të cilët po udhëtonin me një automjet tip “Golf”, me pretendimi­n se po vonoheshin për të kaluar në kthesën që ishte zënë nga kamioni, kanë zbritur nga makina e tyre dhe kanë nisur të debatojnë fillimisht me shoferin e mjetit të tonazhit të rëndë. Shoferi ishte shoku i të plagosurit Shira, ndërsa të dyshuarit i kërkonin llogari pse u kishte zënë rrugën dhe po i pengonte për të lëvizur. Në debat ka ndërhyrë edhe 18- vjeçari dhe sipas burimeve ka pasur edhe një sherr të ashpër verbal me tone të larta. Në këtë kohë, ai është qëlluar me pistoletë në këmbë, ndërsa babë e bir janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi kanë hedhur armën në tokë. Burimet thonë se ende nuk është saktësuar se cili nga të dyshuarit ka qëlluar me armë. “Shërbimet e Policisë së Komisariat­it Nr. 2, falë një pune të mirëorgani­zuar hetimore kapën dhe shoqëruan në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedural­e njërin prej autorëve të plagosjes, shtetasin Abe- din Ismailati, 56 vjeç, si dhe në mbrëmje u kap i biri, Steljo Ismailati, 22 vjeç, banues në Tiranë. Atë dhe bir, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e Selitës, pla- gosën në këmbë me armë zjarri shtetasin Mikel Shira, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën”, njoftoi dje zyrtarisht Policia e Tiranës.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi plagosja
Vendi ku ndodhi plagosja
 ??  ?? Arma e krimit e gjetur në vendngjarj­e
Arma e krimit e gjetur në vendngjarj­e

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania