Pranga të riut, transportonte 3 pakistanezë

Panorama (Albania) - - AKTUALITET -

Policia e Tiranës arrestoi dje një 24- vjeçar, i cili u kap duke ndihmuar tre shtetas të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë për veprën penale "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit", Almario Vojoviç, 24 vjeç, banues në Gjirokastër. Ky shtetas në rrugën "Babë Rexha" u kap në flagrancë nga shërbimet e forcës "Shqiponja", duke transportuar 3 shtetas të huaj pakistanez, Z. K., S. Sh. dhe D. I., të cilët i kishte ndihmuar për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt një shume monetare. Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit" shtetasit e huaj pakistanez Z. K., 33 vjeç, S. Sh., 22 vjeç dhe D. I., 20 vjeç, të tre banues në Pakistan. Burimet thanë se 24- vjeçari Vojoviç, i kishte transportuar ata nga Gjirokastra në drejtim të Tiranës, ndërsa më pas ata do të udhëtonin në drejtim të Shkodrës për të kaluar kufirin në drejtim të Malit të Zi. Ndërsa destinacioni i tyre ishte Bashkimi Europian. Ende nuk është saktësuar sa para ka marrë personi i arrestuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.