I mbijetuari nuk pranon të flasë: Kam parë tmerr me sy

Panorama (Albania) - - RRETHE -

Astrit Hani është i vetmi që u mbijetoi plumbave të 54vjeçarit Kujtim Koxha. 41- vjeçari ka marrë dy plumba dhe ka deklaruar se nuk është në gjendje të flasë për shkak të plagëve, por edhe gjendjes së tij emocionale, pavarësisht se oficerët e Policisë Gjyqësore në Mat kanë shkuar dy herë në spitalin "Xhavit Mara" në Burrel. Mjekët kanë deklaruar se 41- vjeçari ende nuk është në gjendje për të folur, ndërsa për familjarët i plagosuri ka deklaruar se ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike nga ajo që ka parë. "Ka parë tmerr me sy dhe nuk mund të flasë. Është në gjendje jo të mirë. Ejani në një moment tjetër", janë shprehur të afërmit e 41- vjeçarit Hani. Mesditën e djeshme ai është transportuar me një mjet privat dhe ka ngushëlluar familjen e Erzen Alisë, që humbi jetën dhe u rikthye në spital.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.