Heroi që parandaloi masakrën e madhe: Shpëtova djalin tim

Panorama (Albania) - - RRETHE -

Fatos Karrosi, kryetari i fshatit Shëlli, njëkohësisht i vëllai i pronarit të lokalit ku ndodhi ngjarja, është personi që shmangu përmasat e një tragjedie më të madhe. Ai tregon se ka shpëtuar për mrekulli djalin e tij, që ishte brenda lokalit bashkë me specialistët e Bashkisë Mat. "Në lokal ishim mbi 17 persona, 11 punonjësit e bashkisë, banorë të fshatit dhe djali i tij. Autori nuk ka hyrë në lokal, ka futur vetëm tytën e kallashit afro 20 cm. Qëlloi 4- 5 herë, dëgjova nga brenda dikë që tha: "Na vranë!" Me shpejtësi kapa tytën e armës dhe u përlesha me Kujtimin. E godita, e shtriva në tokë, ndërkohë që ai vazhdonte qëllonte. Thoshte vazhdimisht ' do iu vras të gjithëve', nuk di çfarë të them, terrorizëm", u shpreh Fatos Karrosi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.