Brigadieri: Autori ishte i pirë ose është i çmendur

Panorama (Albania) - - RRETHE -

U ka shpëtuar për mrekulli plumbave të autorit të masakrës së fshatit Shëlli brigadieri i Ndërmarrjes së Transportit pranë bashkisë, Gëzim Hoxha. Ai tregon momentet e tmerrit dhe shprehet se ishin urdhëruar të riparonin të gjitha rrugët e fshatit, edhe rrugën e lagjes "Koxhaj". Hoxha shtoi se autori nuk ka bërë kërkesë për rrugën dhe se ai ose ishte i dehur, ose është i çmendur. "Unë isha brenda në lokal dhe po hanim drekë së bashku. Nuk ia kam parë fytyrën autorit. Kam parë në derë grykën e armës. Po qëllonte me breshëri. Mentorin, Erzenin dhe Astritin i kisha përballë në tavolinë. Hamit Hani ishte afër banakut në këmbë. Ai është vrarë pa dashje sepse gjatë paradites ka pirë me autorin. Buçi nuk ishte punëtori ynë. Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt me Kujtim Koxhën apo persona të tjerë", deklaroi Hoxha.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.