I gjejnë sendet e vjedhura në banesë, kapet autori

Posedonte edhe lëndë plasëse e municione të ndryshme

Panorama (Albania) - - RRETHE -

LEZHE - Policia e Kurbinit ka sekuestruar drogë, lëndë plasëse dhe municione, ndërsa ka arrestuar një 34- vjeçar nga FushëMamurrasi si posedues të tyre. Në pranga ka rënë Zef Marku. Sipas Policisë, në banesën e Markut u gjetën 2 kallëpe lëndë plasëse TNT, 3 kapsolla elektrodetonatore, 1 granatë difensive, 310 fishekë model 56, 130 gr lëndë narkotike e dyshuar marijuanë, 1 mjet me targë, e cila i përket një mjeti tjetër, 20 celularë dhe 3 numra telefoni, 20 vegla pune të ndryshme ( motosharra, pompa uji, saldatriçe, gur fresibël, 13 pajisje elektronike ( laptop, magnetofon, 6 aparate fotografike digitale, 6 pajisje elektroshtëpiake, 3 kuti me aksesorë të ndryshëm ( kaçavida, çelësa), pajisje makinash ( 3 çelësa au- tomjetesh, aparate navigatore, si dhe aparate për karikim baterish). "Këto materiale dyshohen të jenë përfituar nga veprimtaria kriminale e vjedhjes së bane- save, magazinave, serviseve etj., të ndodhura në territorin që mbulon Komisariati i Policisë Kurbin, për të cilat po punohet për dokumentimin ligjor të tyre", bëhet e ditur nga Policia. Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara një natë më parë, janë shoqëruar në ambientet e Policisë për verifikim 10 persona, kryesisht me precedentë penalë për armëmbajtje pa leje, vjedhje dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike. Po ashtu, Policia thotë se kontrollet do të vijojnë në gjithë Qarkun e Lezhës, me qëllim goditjen e paligjshmërisë dhe rritjen e parametrave të sigurisë.

Sendet e sekuestruara

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.