Panorama (Albania)

Shqiptarja konkurron Belén Rodríguez, mes 12 më të bukurave në botë, Tika Camaj vlerësohet për bukurinë natyrale

-

Revista prestigjoz­e me bazë në Itali, por e njohur në të gjithë botën, “WAP Mag” ka renditur mes femrave më të bukura të 2018- s edhe modelen shqiptare nga Mali i zi, Tika Camaj. Përzgjedhj­a është bërë në bazë të pamjes fizike dhe stilit që i karakteriz­on vajzat e njohura nga vende të ndryshme të botës. Ato janë simbol i suksesit, bukurisë natyrale dhe sharmit. Tika është ndër të vetmet vajza me origjinë shqiptare, që ka prekur pasarelat e “Victoria Secret”, por ky nuk është suksesi i saj i vetëm. Prej vitesh, ajo është kampione në taekwondo dhe eksperte në artet marciale. Në listën e 2018- s, krah Camaj renditen edhe emra si: Belén Rodríguez, Vanessa Hessler dhe Taylor Hill. Jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara, Tika Camaj “Engjëlli” shqiptar u rikthye së fundi me një set të ri fotografik me bikini. Në paskuintat e photoshoot­ing, modelja shqiptare shihej në pozicione sensuale dhe tejet provokuese, foto që bënë bujë në media. Ky ishte një nga rastet kur Tika tejkaloi limitet, ndërsa pozonte me bikini të tejdukshme dhe të hapura në zonën intime. Në videon e shkurtër të postuar në “Instastory” shihej Tika, që kalonte kamerën nëpër trup me veshjen që nuk i linte aspak vend imagjinatë­s. Në një tjetër foto, modelja e famshme ekspozonte gjoksin gjysmë të mbuluar me peshqir. Fotot e tjera të setit ishin po aq seksi. Tika Camaj është një emër mjaft i njohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Modelja ka marrë pjesë në sfilata të ndryshme dhe ka punuar për firma mjaft prestigjio­ze. Pak kohë më parë modelja u përfol për njohjen me Justin Bieber, pasi kishte marrë një ftesë të posaçme prej tij për ditëlindje­n e 22- të.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania