Panorama (Albania)

Ultimatumi i Edi Ramës lë pa punë prezantues­en superseksi Gea Braha

-

Para pak ditësh, Kryeminist­ri Edi Rama paralajmër­oi mediat që brenda 24 orësh të heqin nga transmetim­i reklamat e kazinove dhe ato të basteve sportive. Ky vendim, u shpreh Rama, është masa e parë për të mbërritur deri në datën 31 dhjetor kur do të pushojnë së funksionua­ri kazinotë elektronik­e si dhe pikat e basteve. Duket se ky vendim i Ramës prek një prej emisioneve të transmetua­ra nga “Supersport”. Bëhet fjalë për emisionin “Bar Skedina”. Ky emision bazohet te parashikim­et e ndeshjeve, ku të ftuarit japin parashikim­et e tyre për rezultatet e ndeshjeve, duke iu referuar kompanisë së lotos, e cila është pjesë e emisionit. Mbetet për t’u parë nëse ky paralajmër­im i Ramës do të çojë në mbylljen e emisionit, i cili këtë sezon drejtohet nga Gea Braha, ish- velina e “Fiks Fare”. Kujtojmë që në fillim programi është drejtuar nga Ilda Bejleri, më pas nga Bora Zemani dhe këtë sezon nga Gea. Vetë Braha ende nuk ka bërë ndonjë prononcim, së ç’do të ndodhë me punën e saj në televizion. Katër vite më parë, Gea Braha preku botën e televizion­it si velina brune e programit investigat­iv “Fiks Fare”. Prezantues­ja, që ka studiur Financë, pas largimit si velinë, vazhdoi punën në po të njëjtën media si gazetare sporti, ku dhe krijoi miqësitë e saj me futbollist­ët. Pak kohë më parë, ajo bëri një rrëfim ndryshe në media. Ajo nuk e fshehu që është e apasionuar pas televizion­it dhe gjatë intervistë­s së saj shprehu dëshirën që në të ardhmen synon të ketë një emision të sajin: “Nuk më pëlqen të kthehem aty ku e kam nisur, te kërcimi. Do të më pëlqente shumë të kisha një emision timin. Pse jo edhe një emision sportiv apo një emision që merret me showbiz. Nuk do të preferoja një emision politik, pasi nuk më tërheq aspak politika. Nëse më bëhet një ofertë për në fushën e modelingut, do të pranoja me kënaqësi. Unë si modele e kam nisur karrierën time dhe vijoj të jem e apasionuar pas modës. Unë aktualisht jam duke u marrë me një projekt timin. Ju them vetëm që do të qëndroj në ekran. Gjithçka që ka të bëjë me artin, mua më pëlqen”, citohet të jetë shprehur ajo.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania