Panorama (Albania)

Hekuran Krasniqi i hit- it “Mandarina” me Bleona Qeretin: “Po ndërtoj televizion­in më të ri në Kosovë”

-

Mund të quhet këngëtari i bashkëpuni­meve nga hit- i “Mandarina” me Bleona Qeretin, deri te këngët e bukura me grupin “Fisnikët”. Hekuran Krasniqi nuk është vetëm një këngëtar e kompozitor i njohur, por edhe pedagog në Shkencat e Komunikimi­t e Gazetari në një nga Universite­tet e Prishtinës. Por ndërkohë po flitet se ai është në proces të krijimit të një televizion­i të ri në Kosovë, që do e ngrejë artistin në nivelin e sipërmarrë­sit. Pyetjes, nëse do të jetë një risi në tregun audiovizua­l në Kosovë kjo sipërmarrj­e e re e tij, ai i përgjigjet: “Tregu mediatik është i hapur në mënyrë që të përmbledhë­sh të gjitha aktivitete­t që ndodhin, ( kuptohet ato të cilat ia vlen të paraqiten para publikut). Por, në media ka hapësirë veprimi dhe me cilësinë e produktit tonë do të jemi konkurrues, pa diskutim”, tha ai. Ndërsa si pjesë e dy grupeve muzikore “Latino Band” dhe “Makiato Band”, ai kujton me nostalgji: “Janë përvoja që nuk do t’i harroj kurrë, pasi aty fillova të prek sukseset e mia të para. Gjithashtu, nga shokët e të dyja grupeve kam mësuar shumë në muzikë, e për këtë u jam mirënjohës gjithë jetën”. Duke qenë se bashkëpuni­mi i tij para disa vitesh me Bleona Qeretin bëri bujë, ai kujton momente nga ky bashkëpuni­m: “Mandarina“ishte këngë e albumit tim të titulluar “IRON” dhe Bleona me të dëgjuar këtë këngë “o e merrte, o s’bënte”. Por megjithatë ishte e frytshme për të gjithë ne, pasi të quhet një hit muzikor i atyre viteve. Në karrierën e tij muzikore, Krasniqi ka bashkëpunu­ar me emra si: Dafina Zeqiri, Naser Berisha, Egzon Pireci, Dardan Gjinolli, Vjosa Emini, Jehona Shaqiri, Linda Halimi, Vullnet Zhuniqi, Ymer Bajrami, Grupin“Fama”, Doruntina Hoxha, etj..

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania