Mimika e Bushatit pas batutës së Finos

Panorama (Albania) - - SUPLEMENT -

Tani që opozita nuk është në Parlament, duket se maxhoranca ka gjetur opozitë mes njëri- tjetrit. Këtë të enjte pati konflikte mes Erion Braçes dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, por edhe mes Bashkim Finos dhe ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit. Ka mjaftuar një e qeshur e Bushatit që Fino t’i bëjë një batutë të hidhur: “Ti mos më qesh, por shko jepi shpjegim akuzave të opozitës”. Mesa duket, Bushati nuk e ka pritur batutën mirë, pasi duket qejfmbetur, edhe pasi ka mbaruar seanca.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.