BRAKTISJA E MBLEDHJES

Panorama (Albania) - - POLITIKE -

Situata në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve u tensionua, kur deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj akuzoi maxhorancën mbi situatën e krimit në vend. Kjo solli edhe kundërpërgjigjen e krye parlamentarit Gramoz Ruçi, i cili disa herë i hoqi fjalën deputetit, duke u shprehur se mbledhja drejtohet prej tij. Për këtë veprim, deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj, si i vetmi përfaqësues i opozitës në mbledhje, u largua. Seanca dëgjimore vijoi më pas pa praninë e opozitës, ku Organizata e Shoqërisë Civile dha opinionet e saj mbi vetingun në politikë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.