PAKETA FISKALE

Panorama (Albania) - - EKONOMI -

LIGJI "PËR TATIMIN MBI TË ARDHURAT"

Pagat mbi 150 mijë lekë do të taksohen 23 për qind, ndërsa aktualisht taksohen në këtë masë pagat mbi 130 mijë lekë. Nëpërmjet kësaj mase synohet të ulet barra tatimore për rreth 15.400 punëmarrës. 8 për qind do të jetë tatimi mbi dividendin nga 15% që paguhet sot me paketën e re fiskale, ku pritet të ulë ngarkesën fiskale të investitorëve, duke nxitur alokimin më të shpejtë të kapitalit në ekonomi, si dhe shtimin e konsumit. Dispozitë antishmangie për fitimet kapitale të jorezidentëve në lidhje me shitjen e kuotave të kompanive apo aktivitetet që ndodhen në Shqipëri.

LIGJI "PËR TAKSAT KOMBËTARE"

Kalimi nga taksimi i ambalazheve plastike, te taksimi i materialeve plastike Nga 6% në 9% do të rritet renta minerare për eksportin e kromit

LIGJI "PËR AKCIZAT"

Nga 4 mijë lekë/ kg në 6 mijë lekë/ kg do të rritet akciza për duhanin e përpunuar 2 lekë/ kg do të jetë akciza për produktin "zhavorr bituminoz", që përdoret si lëndë djegëse alternative Llogaritja e akcizës për biokarburantet nga lekë/ kg në lekë/ litër Hiqen nga lista e mallrave të akcizës fishekzjarrët, llambat dhe pilat/ bateritë, si dhe produktet "rërë bituminoze"

LIGJI PËR TVSH

10% do të jetë TVSH- ja për importin e autobusëve elektrikë të transportit publik, nga 20 për qind që paguhet aktualisht me qëllim mbrojtjen e mjedisit nga ndotja Importi i lëndëve të para për fabrikat e prodhimit farmaceutik do të përjashtohet nga TVSH- ja Përjashtimi nga TVSH- ja i furnizimit të nënkontraktorëve për kontraktorët në industrinë fason

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.