Dritëroi, Pano Taçi e Migjeni, fatet e tre poetëve në diktaturë

Çfarë ndodhte në jetët e dy autorëve të gjallë dhe me veprën e Migjenit të vdekur 27- vjeçar

Panorama (Albania) - - FAQE 1 - VISAR ZHITI

1960- Mbledhja e 81 partive në Moskë, kacafytje përbindshërore. Pano Taçi lirohet ...

1960- Mbledhja e 81 partive në Moskë, kacafytje përbindshërore. Pano Taçi lirohet nga internimi.

1961- Ndërpriten marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik, vdes Mbreti Zog afër Parisit, del Vepra e plotë e Migjenit ( nën kujdesin e Skënder Luarasit), i jepet "Urdhri i Lirisë", kurse Pano Taçi martohet.

1962- Fronti Demokratik në Shqipëri, siç ishte caktuar, i fiton përsëri zgjedhjet 99.99%, me një pjesëmarrje të zgjedhësve 99.99%. Lirika të Pano Taçit përgatiten për botim nga kritiku dhe shkrimtari Drago Siliqi, por befas cilësohen nga lart "pa frymën e kohës, ku zotëron grija kapitaliste". Pano dënohet me burgim për agjitacion e propagandë, kur djali i tij ishte vetëm 3 muajsh.

1964- Vjen për vizitë Kryeministri kinez Çu En- lai ( demonë nga Azia), ndërkaq gruaja ruse e Dritëroit së bashku me djalin ikin përgjithmonë. Pas një viti Dritëroi martohet me gazetaren Sadije Kecaj nga Shkodra, e cila do ta shoqërojë me devocion e përkujdesje për më shumë se gjysmë shekulli.

1967- Nis fushata kundër besimeve fetare, djalli arrin të mbyllë dhe të shembë të gjitha kishat dhe xhamitë në Shqipëri, ndalohen kopshtet/ bahçet private, tërmet në Dibër dhe Librazhd, ndërsa Pano Taçi lirohet nga burgu dhe e internojnë në vendet e tërmetit. Dritëroin e çon shteti për vizitë në Kinë.

1970- Vendi shpallet i gjithi i elektrifikuar. "Pranë dritës - i paparë", kishte shkruar Fan Noli. Pano Taçi vjen në Tiranë, bën punët më të rënda e më të vështirat ashtu si burg. Vendoset bashkëpunimi mes Universiteteve të Tiranës dhe Prishtinës.

1971- Dritëroin e çojnë për vizitë në Kongo dhe nis botimi në revistën "Hosteni" i romanit të tij "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo". Kthehet nga Parisi.

1972- Pleniumi IV i Partisë për letërsinë dhe artet, ku dënohen autorë dhe libra, festivali i 12- të dhe artistë. Dritëroi emërohet sekretar për letërsinë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe pas një viti kryetar i saj dhe prapë pas një viti deputet dhe do ta vazhdojë karrierën parlamentare për 30 vjet gjithsej.

1976- Enver Hoxha kritikon Kinën në Kongresin VII të tij, me Kushtetutë shpallet Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë ( një emërtim disi i gjatë për një vend tejet të vogël), kurse Pano Taçin e arrestojnë sërish. 10 vjet burg. Përpiqet të vrasë veten. Me bishtin e lugës pret damarët si Esenini. Ia shpëtojnë jetën me zor. Kafe dhe cigare do t'i dërgonte në burg dhe poeti qiellor Lasgush Poradeci.

1979- Dënimet vazhdonin gjithandej, si më parë. Arrestohet dhe dënohet me 10 vjet burg "për poezitë e tij kundër socrealizmit" dhe autori i këtij shkrimi, kur ende s'ishte bërë 27 vjeç. Dritëroi, duke qenë dhe kushëri nga nëna me të, bën përpjekje për ta ndihmuar, për t'ia lehtësuar dënimin, por nuk ishte e mundur. I thotë nënës së atij: "Të mira i ka poezitë, por ... ia bënë shokët gjëmën..."

1980- Dritëronë e dërgojnë në Turqi. Botohet në Prishtinë, kur Kosova bënte pjesë në ish- Jugosllavi, "Vepra e Migjenit", në katër volume luksoze dhe monografitë për të.

1985- Vdes diktatori Enver Hoxha, djajtë ndihen pa kreun. Pano Taçi lirohet nga burgu dhe përsëri e çojnë në internim, sa më larg Tiranës, në Peshkopi e përreth. Lajmërohet se gjyshi i vdes në Amerikë, por dhe babai me nënën në Shqipëri, të cilët i ndjente ende më larg. Djalin nuk e takonte dot, se nuk i lejohej një "armiku të shpallur".

1987- Vendosen marrëdhënie diplomatike me Kanadanë e R. F. Gjermane. Sipas lajmeve në gazetë, një grup shkrimtarësh ( Dritëro Agollin, Ismail Kadarenë, Nasho Jorgaqin, Androkli Kostallarin etj.), i lejojnë të marrin pjesë në grup në një kongres në Itali, në Palermo, më pas Agolli e Kadare shkojnë në Beograd në konferencën për nacionalitetet. 1989- Shembet Muri i Berlinit, që ndante jo vetëm Gjermaninë në dysh, por dhe botën, me një "luftë të ftohtë" e të gjatë mes tyre.

1990- Rënia e perandorisë komuniste, e diktaturave të saj në Europë. Mbi 100.000.000 numërohen viktimat, të vrarët e saj në të gjithë botën, disidentë, kundërshtarë, martirë. Shumë më tepër se të vrarët e Luftës së Dytë Botërore. Djalli në kohë paqeje qenkësh më i rrezikshëm se njeriu në kohë lufte. Nisin protestat antikomuniste. Dyndjet e shqiptarëve nëpër ambasada, ikja e tyre jashtë. Vendosja e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik. Ramiz Alia viziton SHBA- të. Kadareja kërkon strehim politik në Francë, vjen Nënë Tereza në Shqipëri. Botohet në frëngjisht romani i shokut Zylo i Dritëroit, ftohet dhe autori. Mes trazirave kudo, themelohet më 12 dhjetor Partia Demokratike me kryetar mjekun kardiolog, prof. dr. Sali Berisha dhe në janarin e mëpastajmë, amnisti për të burgosurit politikë.

1991- Dritëroi kthehet në Shën Petërsburg, në Leningradin e dikurshëm, ku kishte studiuar. Në Kongresin X të PPSH- së, Dritëroi do të kritikonte hapur vijën e partisështet dhe kultin djallëzor të Enver Hoxhës, për të cilin kishte kontribuar edhe ai si poet.

1992- Dritëroi me një grup kolegësh shkrimtarësh sh- qiptarë shkojnë në Gjermani me rastin e botimit të një antologjie të poezisë shqipe. Një vit më pas, në vazhdim të botimeve të tij, Dritëroi nxjerr vëllimin "Pelegrini i vonuar" etj..

1994 - Pano Taçi, 66- vjeçar, boton librin e tij të parë "Blerim i thinjur", ku përfshin shumë poezi të shkruara fshehurazi nëpër burgje dhe internime. Mësuesi i tij i hershëm, filozofi dhe shkrimtari Isuf Luzaj, do t'i shkruante nga SHBA- ja: "Të paskëshe qenë italian, do të udhëtoje në enciklopeditë euro- amerikane, me Borgesin dhe Kalderonin… Vazhdo të shkruash në gjirin e kombit tonë..."

1996- Tronditet "demokracia e brishtë" nga Djalli i Parave, nga firmat piramidale financiare dhe në të gjithë vendin fillojnë protestat e humbjes, dhuna e rikthimeve. Pano Taçi nxjerr librin tjetër "Dhe vdekja do paguar", Dritëroi "Çudira dhe marrëzi" etj., dhe shkon në Greqi. Në Parlament qëllohet me armë dhe plagoset deputeti Azem Hajdari, udhëheqësi i protestave studentore. UÇK- ja në Kosovë sulmon forcat serbe.

2000- Pano Taçi boton dramat "Qirinjtë" dhe "Flakë në terr". Vazhdon me poezitë dhe do të nisë memuaret e veta, të mbetura në dorëshkrim. Zgjedhjet vendore i fitojnë socialistët, Edi Rama - kryetar i Bashkisë së Tiranës.

2001- Bashkia e Pukës i jep Migjenit titullin "Qytetar Nderi".

2009- Shqipëria futet në NATO. Ndërkaq, Pano Taçi është bërë i njohur, ftohet në festivale poezie në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, edhe kur andej bëhej lufta mes gueriljeve të shqiptarëve dhe forcave qeveritare, etj., ndërkaq ai do të bëhet më i dashur për lexuesin, sidomos pas botimeve me erotikë të hapur si "Hukama e Venusit", "Lakuriq", etj., edhe pse me pseudonimin letrar, Burgim Pata (" Burgim" përmbledh fatin e autorit, kurse "Pata" bashkon dy rrokjet e para të emrit dhe mbiemrit të tij: Pa- no Taçi). Do të marrë çmime letrare, por jo dëmshpërblimin e burgut, do t'i prishin befas shtëpinë për t'u ngritur një pallat në atë truall. Klani i djajve të ndërtimit, do të thoshin... Pa shtëpi muze do të ishin dhe Migjeni, dhe At Gjergj Fishta, etj..

2011- Dritëro Agolli merr një tjetër "Honoris Causa", këtë radhë nga Universiteti Europian i Tiranës...

2012- Pano Taçi shtrohet në spitalin "Nënë Tereza" në Tiranë, ndërron jetë në 13 qershor, në moshën 84- vjeçare. Kryeministri i vendit, Berisha, do të ngushëllonte komunitetin e letrarëve dhe familjarët. Trupi i tij do të vendosej

Shqipëria futet në NATO. Ndërkaq, Pano Taçi është bërë i njohur, ftohet në festivale poezie në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, edhe kur andej bëhej lufta mes gueriljeve të shqiptarëve dhe forcave qeveritare etj., ndërkaq ai do të bëhet më i dashur për lexuesin, sidomos pas botimeve me erotikë të hapur si "Hukama e Venusit", "Lakuriq" etj., edhe pse me pseudonimin letrar, Burgim Pata (" Burgim" përmbledh fatin e autorit, kurse "Pata" bashkon dy rrokjet e para të emrit dhe mbiemrit të tij: Pa- no Ta- çi). Do të marrë çmime letrare, por jo dëmshpërblimin e burgut, do t'i prishin befas shtëpinë për t'u ngritur një pallat në atë truall. Klani i djajve të ndërtimit, do të thoshin... Pa shtëpi muze do të ishin dhe Migjeni, dhe At Gjergj Fishta etj..

në hollin e Teatrit Kombëtar, ku do të bënin homazhe miqtë e shumtë, qytetarë e artistë si dhe Presidenti i Republikës. Fjalën e lamtumirës për Pano Taçin në vendin e prehjes, në Tufinë, do ta mbante poeti Agron Tufa. "Sa pak qiell për ty", do të perifrazonte ai një titull libri të të Ndjerit...

2014- Botohet në 4 volume poezia e mikut të Dritëroit dhe të Pano Taçit e jo vetëm, Fatos Arapit, poetit që lëvroi një poezi qytetare, më europiania në vitet e mbylljes së diktaturës komuniste.

2017- në 3 shkurt do të mbyllte sytë përgjithmonë Dritëro Agolli, në moshën 86- vjeçare. Do të përcillej për në Tufinë me nderime të shumta, me homazhe e duartrokitje dhe me fjalën e Kryeministrit Edi Rama. Librari e shkolla kishin marrë ndërkaq emrin e tij. TRI ÇËSHTJE DHE NJË DËSHIRË SI PËRFUNDIM Tre poetë të një datëlindjeje. Të dashur të tre. Nga të ndryshëm me mënyra të ndryshme. Deri dhe me urrejtje...

Sipas meje, me këta tre poetë, Migjeni, Agolli dhe Taçi, mund të ngrihen dhe tri çështje, të konsoliduara keqas dhe të mbartura si atavizmë:

1. Keqpërdorimi i traditës, duke u nisur jo vetëm nga keqkuptimi i saj. Së pari, ajo u gjymtua në diktaturë, duke përdorur kriterin e "kufizimeve ideore" dhe të "luftës së klasave", edhe në kulturë, u ndaluan autorë të rëndësishëm, klasikë, gjithashtu dhe nga autorët që u lanë, u ndalua një pjesë e veprave, duke u përsëdytur ndryshe ky gabim, duke himnizuar nga pjesa e mbetur. Pra, tradita nuk shikohej pasuri kulturore e vendit dhe si përvojë e shekujve, por se sa i shërbente ideologjizimit dhe çimentimit të regjimit.

2. Diktatura përçau egërsisht letërsinë shqipe, e ndau më dysh, ku njërën pjesë e bëri të sajën, i dha kushte begatimi, duke e vënë në shërbimin të vetes, të propagandës "trushplarëse", ndërsa pjesën tjetër e dënoi, duke pushkatuar autorë, duke burgosur sistematikisht e duke ndaluar vepra, pa u lodhur punoi me të gjitha mjetet diktatoriale, me qëllim që nga kjo pjesë të mos dalë asgjë, të bëhet e mosqenë.

3. Dukuria e daljes së letërsisë nga burgjet, e autorëve dhe veprave të tyre. Sa janë përfshirë ato në jetën letrare kulturore të vendit, edhe zyrtarisht, deri te tekstet shkollore.

Në një farë mënyre, Letërsia Shqipe e gjysmës së dytë të shekullit XX i përket një metode të veçantë, "Realizmit të dënuar", sipas meje, sepse i tillë ishte realiteti i tyre.

DRITERO AGOLLI

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.